Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,641 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini i ka dhene dy emra Ausilios per krahet e mbrojtjes. Nje tjeter piste e nxehte…

Mancini i ka dhene dy emra Ausilios per krahet e mbrojtjes. Nje tjeter piste e nxehte…
Bujar Berishaj

Merr gjithmone e me shume forme tratativa qe te dergon tek turku Oguzhan Ozyakup. Te enjten e kaluar ne ndeshjen e EL mes Club Brugge dhe Besiktas, emisare zikalter kane qene ne Belgjike per te pare nga afer lojtarin e klasit ’92 vlera e te cilit sillet rreth 5 milione euro.

Qe ne janarin e kaluar Inter ka hedhur themelet per nje goditje ne vere. Palet jane shume optimiste mbi faktin qe tratativa mund te permbyllet ne menyre pozitive, dhe ne kete jave mund te kete zhvillime te rendesishme per te ardhmen ne zikalter te lojtarit. Per momentin po studiohet formula e duhur per te zbutur qendrimin e klubit turk, me te cilin nuk eshte kurre e lehte te negociosh, por sipas FCINTER1908 mundesite e transferimit jane te larta duke pasur parasysh kerkesen e Roberto Mancinit qe studion lojtarin prej kohesh nga aventura e tij tek Galatasaray.

Dirigjentet zikalter po punojne tashme per sezonin e ardhshem. Mesfusha dhe mbrojtja jane padyshim zonat e fushe qe kane me shume nevoje per intervenime te rendesishme, pikerisht per kete per repartin e mbrojtjes dicka po leviz. Sic raportohet, dirigjentet zikalter nuk kane shkuar ne Belgjike vetem per te pare mesfushorin e Besiktar, por per te studiuar edhe nje tjeter objektiv te mundshem, kete here eshte nje lojtar i Club Brugge. Behet fjale per Thomas Meunier, agjenti i te cilit ne dhjetor kishte zbuluar se ka interes nga Interi.

Dhe jo vetem kjo. Pervec belgut Meunier, Inter tashme ka hetuar terrenin per Bruno Peres. Shoqeruesit e brazilianit, autor i nje sezoni te mire me Torinon, te dielen e kaluar kane takuar ne Milano dirigjencen zikalter me te cilat ka hapur bisedime. Per ta liruar klubi torinez kerkon rreth 4-5 milion euro por Inter qe duket qe eshte shume e kujdesshme ne perforcimin e ekipit eshte gati te permbush kerkesat e Mancinit. Ne Pinetina eshte work in progres…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.