Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

2,099 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini ne konference: “Do te vazhdohet me mua dhe Ausilion? Besoj se po. Yaya Toure eshte akoma nje lojtare i madh. Oriali…

Mancini ne konference: “Do te vazhdohet me mua dhe Ausilion? Besoj se po. Yaya Toure eshte akoma nje lojtare i madh. Oriali…
  • On 07/05/2016, 21:58

Interi i Roberto Mancinit e mbyll ashtu sic duhet ndeshjen e fundit ne Meazza, fitore me gola te Mauro Icardi dhe Ivan Perisic. Momentalisht kemi 67 pike, vendi i katert eshte siguruar dhe ne ndeshjen e fundit do ju jepet hapsire te rinjve. Ja fjalet e trajnerit ne konferencen per shtyp:

Handanovic vuri ne dukje mungesen e Interit ne Champions per sezonin e ardhshem, cfare donte te thonte?

Per te gjithe do te peshoje kjo mungese. Interi eshte nje skuader e cila duhet te jete gjithmone pjese e atij kompeticioni”.

Interi ka bere me mire ne krahasim me sezonet e fundit: Mancini eshte vlera e shtuar e kesaj skuadre?

“Une deshiroj te jap gjithmon maksimumin, objektivi im eshte vetem fitorja. Dua te luftoje per te arritur sa me larte, jo te tretet. Vota ime? E ulet, si ne shkolle. Qendrojne disa gjera pozitive nga ky sezon”.

Cfare ndodhi me Juan pas golit?

“I terhoqa vemendjen sepse duhet te jete me i kujdesshem”.

Cilat jane gjerat pozitive nga ku do te riniset?
“Duhet te permeirsohen futbollistet, i kemi hedhur themelet do te nisim nga ketu. Kjo eshte me e rendesishmia, kam kuptuar qe se fundmi jemi permiresuar”.

FcIN – Cili eshte problemi i vuajtjes ne fund te ndeshjeve?
“Pjesen e dyte kemi treguar ate qe na ka ndodhur shpesh ne kete sezon. Duhet ta mbajme kundershtarin sa me larg zones sone, por e rendesishme eshte qe fituam”.

FcIN – Mund te na tregoni emrin e ndonjerit prej te rinjve qe do te luaj kunder Sassuolos?
“Dikush do te jete patjeter. Te shohim sesi do jene problemet fizike dhe skualifikimet”.

Cfare ndodhi ne dy muajt “e zinje” janar-shkurt?
“Kemi patur mundesine per te qendruar ne krye. Ishim perpara Romes per shume kohe, kaluam dhe Fiorentinen. Duhet te permiresohemi dhe te kuptojme se kur duhet sulmuar dhe kur duhet mbrojtur, te jemi te qarte ne cdo ndeshje ashtu si Juventusi”.

Cfare mund te thoni per prezencen e Orialit ne stadium?
“Deshironte te ndiqte nga afer Eder dhe D’Ambrosio per kombetaren, ose ndoshta ndonje nga Empoli”.

Interi i sezonit te ardhshem do te rifilloje me Mancinin dhe Ausilion?
“Ne futboll nuk i dihet kurre, mund te them se po”.

Touré kunder Realit nuk ka shkelqyer. 
“Ka nje problem fizik qe po e ngadaleson, por nuk eshte ne renie. Gjithsesi, eshte nje lojtar i Cityt”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.