Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tre të interesuar për Handanovic, Interi cakton cmimin. Zëvendësimi? Në krye të listës është…

Tre të interesuar për Handanovic, Interi cakton cmimin. Zëvendësimi? Në krye të listës është…
Rinor Sopaj

Kanë shkaktuar shumë bujë fjalët e thëna dje nga Samir Handanovic pas ndeshjes së djeshme ku Interi e priti në shtëpi Empolin. Në këtë drejtim, Gazzetta dello Sport ka provuar të shpjegojë skenarët e mundshëm për të ardhmen e portierit: “Nga Spanja, jo shumë ditë më parë, është interesuar Luis Enrique dhe Barcelona, ndërsa nga Anglia është interesuar City dhe Chelsea (në qoftë se Courtois largohet nga blutë e Londrës). Interi pagoi për Handan 11 milionë euro, ndërsa mund ta shes diku në mes 8-9 milionëve. Zëvendësimi? Mund të bëhet fjalë për Sirigun dhe Sportiellon, por në mendjen e Mancinit është gjithmonë Mattia Perin, saktësisht sic ishte para një viti: portieri i Genoas është aktualisht i lënduar dhe do ta humb Evropianin, por shërimi i tij po shkon mirë dhe Mattia mund të jetë i gatshëm në qershor. Pengesa? Kushton shumë, por në krye të listës është ai”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.