Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,808 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mandorlini: “Jo kontakte të drejtpërdrejta por e ëndërroj Interin. Do të isha super krenar”

Mandorlini: “Jo kontakte të drejtpërdrejta por e ëndërroj Interin. Do të isha super krenar”
Rinor Sopaj

Një prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës së Interit në rast të largimit të De Boer, është i gatshëm për Interin. Andrea Mandorlini, i intervistuar nga FCINTER1908.IT, deklarohet: “Për mua do të ishte një arritje e madhe, do të isha super krenar duke e pasur parasysh që nuk jam në Appano Gentile që 20 vite. Të jem trajner i Interit është ëndrra ime, unë jam këtu. Kontakte me Interin? Të drejpërdrejta jo. Isha jashtë vendit duke i shikuar ndeshjet, sonte jam kthyer dhe nuk kam pasur mundësi të lexoj dhe të dëgjoj se cfarë po thuhet këtu. Mund të them që shumë njerëz do ishin të kënaqur, kam dëgjuar shumë gjëra pozitive. Problemet e skuadrës? Nuk do them asgjë, nuk mund ta dimë se cfarë ndodhë brenda. Ndoshta pak ka ndikuar ndryshimi i trajnerit, mirëpo bëhet fjalë për një skuadër të shkëlqyer, me potencial të madh dhe nuk mund t’ia lejoj vetes që ta gjykojë punën e të tjerëve pa e ditur se cfarë po ndodh brenda. Fjalët e Trapattonit? Një trajner i madh, e falenderoj për fjalët që i ka thënë për mua. Një rikthim i Morattit? Nuk e di se cfarë mund të ndodh, por mund të them që babai i tij ishte shumë i rëndësishëm për ngjyrat tona”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.