Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

995 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca ne Spanje ndez alarmin per Real Madrid: “Me keq nuk mund te shkonte: Reali do te kete perballe Interin qe…”

Marca ne Spanje ndez alarmin per Real Madrid: “Me keq nuk mund te shkonte: Reali do te kete perballe Interin qe…”
Inter Club Staff

Do te jete nje grup shume i veshtire, por qe Interi dhe Real Madrid mund t’ja dalin te kalojne.

Shorti ne Nyon ka vendosur keshtu perballe Interin, Realin e Madridit, Shakhtar dhe Borussia Moenchengladbach.

Mundo Deportivo ne Spanje ka ndezur alarmin dhe tregon se me keq per Real Madridin nuk mund te shkonte, qe ka peshkuar keshtu skuadren me te rrezikshme te vazos se trete: Interin.

“Pa me te voglin dyshim ne grupin e Real Madrid, Interi eshte skuadra me e veshtire qe gjendet perballe tyre.”

“Reali shpetoi me shortin, dhe nga vazo e dyte arriti te kapte nje skuader si Shakhtar, por me pas, nga vazo e trete erdhi lajmi i keq: Inter.”

“Zikalterit kane ndryshuar shume qe prej ardhjes se Antonio Contes dhe jane nje nga skuadrat me te forta aktualisht ne Europe dhe qe rrezikojne seriozisht te ulin nga froni Juventusin.”

“Dyshja Lukaku-Lautaro do te jete nje rrezik konstant per Realin dhe te mos harrojme qe belgu ka shenuar 34 gola ne 51 ndeshje ne vitin e kaluar.”

“Por edhe dicka tjeter: atje luan djaloshi i dale nga Reali, Achraf Hakimi, qe ne Bernabeu do te tentoje ti tregoje botes se Reali ka bere shume gabim qe e ka shitur.”

Nderkohe, edhe e perditshmja spanjolle Marca ka shkruar nje artikull per kete perballje duke e quajtur Inter-Real Madrid nje “klasike e madhe e futbollit Europian.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.