Marchisio habit me deklaraten e tij: “Ky Inter eshte i madh. Ne kete moment i mungon vetem dicka.”
Ne nje interviste te gjate per La Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i Juventusit eshte rikthyer te flase per Champions League.
Ai e ka bere kete gje duke u ndalur tek Interi dhe nuk i ka kursyer aspak fjalet e bukura per skuadren e Inzaghit.
“Rezultati eshte penalizues per Interin, por ajo qe pashe une ne fushen e lojes nga Interi eshte shume shpresedhenese.”
“Interi ka luajtur nje ndeshje te madhe. Ky Inter eshte treguar me te vertete i madh ne San Siro ndaj madrileneve.”
“Ka luajtur nje ndeshje te madhe por ne Europe nuk duhet vetem kualitet por duhet edhe shume fat, eshte nje kompeticion episodesh.”
“Kjo gje i ka munguar ne kete ndeshje te pare Interit: fati. Nderkohe Milani sapo eshte rikthyer ne kete kompeticion.”
“Debutimi pas shume vitesh nuk ka qene i thjeshte, Liverpool eshte nje kundershtar shume i forte per cdo skuader.”
“Mendoj se Milani mund ta provoje nderkohe kam besim se Interi do e kaloje turin tjeter ne Champions League.”