Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

483 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Marotta i ka kerkuar Lazios informacione per Milinkovic-Savic: ja sa milione ka kerkuar Lotito per kartonin e tij.”

Gazzetta: “Marotta i ka kerkuar Lazios informacione per Milinkovic-Savic: ja sa milione ka kerkuar Lotito per kartonin e tij.”
Inter Club Staff

Ka shije revolucioni per sezonin e ardhshem edhe tek shtepia e Lazios, jo vetem tek Interi.

Te pakten kete shkruan sot La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem qe flet edhe per nje interesim te vazhdueshem te Interit per nje nga lojtaret me te rendesishem te Lazios.

Klubi bardhekalter, sipas te perditshmes italiane, deshiron te ndertoje sezonin e ardhshem nje organik te rendesishem per te qendruar ne krye te klasifikimeve ne sezonet qe do te vijne.

Dhe pikerisht per kete fakt, sipas Gazzetta, ata do ta bejne kete duke shitur Sergej Milinkovic-Savic e duke i investuar parate e perfituar nga ai ne merkato.

“Mesfushori i lindur ne 1995 i pelqen shume Interit dhe Juventusit prej kohesh, por shuma qe ka kerkuar Lotito per vite me radhe ka qene shume e madhe.”

“Gjithesesi, me sa duket, Beppe Marotta ka kerkuar informacione per te kohet e fundit dhe ajo qe ka marre vesh nuk ka qene ndonje gje e papritur.”

“Lotito ka ulur kerkesen e tij prej 100 milione eurosh per te, por perseri kerkon shume: plot 80 milione euro.”

“Kete shifer ne kete moment nuk e ofrojne as Real Madrid, Manchester City apo United per lojtarin serb sepse pandemia ka ndikuar jo pak ekonomike e futbollit europian.”

“Te pakten per momentin, Sergej nuk leviz nga Roma. Ose Lotito duhet te pranoje oferta me te ulta ose lojtare ne kembim e Interi ka nje liste te tere me lojtare qe mund ti ofroje nese ai do te degjoje oferta te tilla per serbin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.