Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 2, 2022

Scroll to top

Top

367 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mediaset tregon faktet: “Milani eshte futur ne gare per Sandro Tonalin? Ja si qendron e verteta.”

Mediaset tregon faktet: “Milani eshte futur ne gare per Sandro Tonalin? Ja si qendron e verteta.”
Inter Club Staff

Emerson Palmieri dhe Sandro Tonali jane dy emrat e nxehte ne kete moment per sa i preket merkatos se Interit.

Ato mund te jene dy blerjet e radhes te Interit te ri te Antonio Contes, me kete te fundit qe mezi po pret nje lojtar te ri ne krahun e majte.

Per kete goditje te dyfishte po punon Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit qe shpreson se do te mbylle marreveshjen per dy lojtaret ne ditet ne vazhdim.

“Per mesfushorin e talentuar te Brescias, ne oret e fundit kemi degjuar nje lajm se Milani eshte futur ne gare per te, por e verteta qendron ndryshe.”

“Por ky eshte nje lajm qe nuk shqeteson askend tek Interi. As tranjerin e as drejtuesit, sepse ata ndihen te sigurt.”

“Por te mos harrojme edhe dicka tjeter: Milani sot per sot nuk mund te garoje dot me Interin ne merkato sepse fuqia e klubit zikalter eshte e njohur.”

“Nderkohe, Interi nga ana saj ka edhe nje marreveshje me lojtarin dhe agjentin Bozzo. Tani pret te mbylle kete marreveshje vetem me Cellinon e Brescias.”

“Po Emerson Palmieri, sa afer eshte? Shume ne fakt. Tani po diskutohet me lojtarin pas lejes qe eshte dhene nga Chelsea dhe shume shpejt do te kemi te reja. Ata te dy mund te jene dy goditjet e para pas Hakimit”, e mbyll shkrimin e saj Sport Mediaset.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.