Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

679 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta konfirmon gjithcka: “Icardi mund ti jape Interit akoma shume. Tani shpresoj vetem dicka.”

Marotta konfirmon gjithcka: “Icardi mund ti jape Interit akoma shume. Tani shpresoj vetem dicka.”
Inter Club Staff

Pak me pare paralajmeruam nje afrim te Icardit me skuadren dhe me sa duket gjithcka ka rezultuar e vertete. 

Ka qene Marotta qe ka nenkuptuar dicka te tille vetem disa minuta me pare:

“Me Icardin jemi sjelle njejte si do te ishte sjelle nje baba i mire ne nje familje, tani shpresoj qe situata me te te rregullohet sa me shpejt.”

“Vendimi yne nuk eshte nje denim, duhej qe te rrisnim djemte tane dhe per ti bere akoma me te mire ata ne fushen e lojes. Keshtu duhet interpretuar vendimi yne, jo ne ndonje menyre tjeter te gabuar.”

Keto kane qene fjalet e administratorit te deleguar te Interit, Giuseppe Marotta i cili ka folur ne telefon qe nga Milano gjate dhenies se cmimit te Premi Maestrelli ne Montecatini.

Marotta ka shpjeguar me pas qe ish-kapiteni i Interit “eshte shume djale i mire dhe ka bere shume per kete skuader e mund te japi akoma shume per Interin”, perpara se te perseriste deshiren e tij qe “cdo gje te rregullohet me te sa me pare”.

“Shpresoj shume – e ka mbyllur Marotta – qe kur Icardi te mbaroje kuren e tij rehabilituese per gjurin te rikthehet ne grup me djemte e tjere.”

Duke ndryshuar me pas diskutim, Beppe Marotta flet per emocionet e ndjera dje ne San Siro: “Per mua eshte derby i trete qe perjetoj pas atij te Genoas dhe Torinos. I pari eshte unik, per atmosferen dhe koreografite. Ai i djeshmi ka qene shume emocionues, nje ndeshje jo e sigurt qe rrezikuam edhe ta barazojme. Por u mbyll me nje gezim teper te madh per ne ne vershellimen e fundit te arbitrit. Ishte nje fitore e vecante sepse vinim nga nje moment delikat dhe paraqitja e mire na dha entuziazzem per te ardhmen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.