Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,218 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes: “Titulli ne dy vjet dhe Mazzarri eshte njeriu i duhur! Icardi? I bej komplimentet e mia. Per Kovacic dhe Nilton…”

Hernanes: “Titulli ne dy vjet dhe Mazzarri eshte njeriu i duhur! Icardi? I bej komplimentet e mia. Per Kovacic dhe Nilton…”
Ardi Deda

“Ky vit ka qene i vecante sepse ne fillim kishte paqartesi te medha per projektin e ri. Shume do te varet se si do ta mbyllim sezonin: duke e mbyllur mire, do te jape besim tek ne dhe tifozet per rrugen e duhur te nisur. Une jam i bindur qe per dy vjet mund te kthehemi te luftojme per titull”. Ky eshte mendimi i Hernanes, i intervistuar ekskluzivisht nga Tuttosport. Profeti ka folur per gazeten torineze, duke deshmuar qartesine e ideve.

Ne Parma do te jete nje finale?

“Po, sepse eshte nje ndeshje direkte per Europen”.

Sa e rendesishme eshte per ti dhene besueshmeri projektit te Thohir, te kthehesh menjehere te luash per kupat e europes?

“Eshte shume e rendesishme. Te mos kualifikoheshim ne Europe per mua do te ishte nje deshtim. Inter, teknikisht, eshte shume e forte. Megjithate duhet te gjeje vazhdimesi mbi te gjitha me skuadrat e vogla kunder te cilave kemi ngecur shume here, sidomos ne San Siro. Jemi te forte por jo akoma te pjekur, na nevojitet vetem pak kohe per te krijuar nje mix midis lojtareve ekspert dhe te rinjve, dhe pasi te kemi gjetur kete vazhdimesi qe na mungon, te tjeret do te kthehen ne San Siro me friken per tu perballur me Interin”.

Ne kete kantier cfare drejtuesi eshte Mazzarri?

“Eshte trajneri i duhur per te ndihmuar kete projkt te rritet. Eshte shume i mire me punen ne fushe por edhe ne menaxhimin e grupit”.

Cfare mund te permiresoje Vidic tek Inter?

“Shpresoj mbi te gjitha qe te kete shume deshire per te perqafuar kete projekt dhe qe te kete shume uri ne kete eksperience. Per te tjerat emri i tij flet vete”.

Pikerisht per kete ju keni zgjedhur Interin?

“Po, une kam ardhur per te fituar titullin, ate trofe te madh qe me mungon per tu ndjere i realizuar. Kam provuar emocione te forta dhe me Lazion duke fituar Kupen e Italise ne derbi ne finale. Do te kisha deshiruar ta fitoja ne Rome titullin, dhe aty do te kishte qene dicka akoma me e madhe dhe historike, megjithate kam kuptuar qe nuk kisha per tia dale dhe kam vendosur te pranoj oferten e Inter”.

Nese do te vinte mundesia, do te ishit i gatshem te vendosnit ne krah fashen e kapitenit?

“Ne futbollin italian hierarkite duhen respektuar. E rendesishme eshte te jesh lider, edhe pa fashen e kapitenit”.

Nilton eshte nje lojtar per Inter?

“Po, ka moshen e duhur, ka luajtur ne skuadra ku ka bere eksperience dhe vitin e kaluar ka fituar kampionatin ne Brazil”.

Karakteristikat?

“Eshte lojtari perpara mbrojtjes por ka dhe nje goditje te mire”.

Nese do ti benit nje tweet Icardit, cfare do ti shkruanit?

“Urime per momentin qe po perjetoni”.

Dakort, por me polemikat e kesaj jave si duhet te reagojme?

“Mua me intereson ate qe ben ne fushe dhe aty po ben nje pune te madhe”.

Si nje “vella i madh”, cfare i keshilloni Kovacic per te bere ecur perpara ne karriere?

“Mateo nga ana psikologjike eshte ne rregull dhe duket qe ka si objektiv qe te behet nje lojtar i madh. Ndryshe nga une, qe kisha teknike por jo reaktivitet, ai eshte shume i shpejte dhe shperthyes”.

Nder te tjera, ndeshja e pare ne boteror eshte Brazil-Kroaci…

“Ai eshte i sigurte qe do te shkoje ne Brazil, ndersa une jo”.

Ne 10 maj, eshte Inter-Lazio: e keni rrethuar ate date tashme ne kalendar?

“Po, sepse do mund te rishoh shume nga miqte e mi. Futbolli eshte keshtu, zhdukesh nga njera dite ne tjetren, ndryshon numrin e telefonit dhe humbet shume kontakte. Tashme ndihem interist sepse ambientimi ketu ne Pinetina ka qene i shpejte, megjithate mendoj qe do te provoj nje emocion te cuditshem, ndoshta, duke u perballur me ish shoket e mi te skaudres, do te me duket vetja si ne Formello ne ndeshjet qe zhvillonim ne stervitje”.

Ke do te deshironit… te shmangnit?

“Klose qe i ben gjithmone gola Interit, por edhe Ledesma, Mauri dhe Keita: Lazio eshte me te vertete nje skuader e mire”.

Nese shenoni, cfare do te beni: nuk do te festoni?

“Nuk kam menduar akoma per kete sepse me pare na presin ndeshje te rendesishme”.

Ndryshimi midis Romes dhe Milanos?

“Milano, duke qene nje qytet me i vogel, qe tashme arrij te leviz neper qytet pa navigator. Per sa i perket futbollit, edhe ketu tifozet jane shume te ngrohte, dje kam qene ne qender te Milanos dhe kam firmosur me dhjetera autografe”.

Cfare ndjesie keni marre te shtunen e kaluar kur shihnit ultrasit ne Pinetina?

“Tifozet kane te drejte te manifestojne pritshmerite e tyre ndaj skuadres. Na kane shprehur idete e tyre dhe e kane bere ne menyre paqesore, nuk shoh asgje negative ketu”.

Penalltine e rradhes, e gjuani ju?

“Ate e vendos Mazzarri perpara cdo ndeshje”.

Kur do ta shohim Hernanesin e vertete?

“Jam ne 80% te formes, per te qene vendimtar, duhet te te jem ne maksimumin e kushteve atletike. Per fat te keq demtimi ne kavilje nuk me ka lejuar te punoj mire ashtu sic me pelqen mua, megjithate po vjen gjithnje e duke u bere me mire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.