Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,435 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta, mesazh per Icardin: “Edhe une kam bere gjera ne moshen 26 vjecare qe sdo i beja sot. E ardhmja ka kohe, te shohim te tashmen.”

Marotta, mesazh per Icardin: “Edhe une kam bere gjera ne moshen 26 vjecare qe sdo i beja sot. E ardhmja ka kohe, te shohim te tashmen.”
Inter Club Staff

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta ka folur per Sky Sport sot pak minuta perpara se te fillonte Inter-Atalanta. 

Keto kane qene fjalet e tij ku natyrisht eshte prekur edhe tema e Mauro Icardit:

“Nuk mund te flasim per match-point apo per gjera si keto sepse nuk jemi ne tenis por ne futboll dhe jemi ne nje faze te rendesishme te kampionatit.”

“Nga ketu deri ne fund mungojne 24 pike te cilat jane ne dispozicion – thote drejtuesi zikalter – dhe ne duhet te fitojme sa me shume pike.”

“Icardi? Sot eshte nje lojtar i Interit dhe duhet te luaje ne menyren me te mire te mundshme. Le te ndalemi pikerisht ketu: tek loja. Per te ardhmen ka kohe, do e vlersojme situaten e do te flasim. Per momentin te shijojme te tashmen.”

Cfare njeriu eshte Icardi nga afer ne ndryshim nga ajo qe mund te shihet nga jashte?

“Ai eshte 26 vjec, eshte i ri, me siguri duhet te rritet dhe te beje eksperience si te gjithe. Edhe une kam bere shume gabime ne ate moshe te cilat nuk do i beja.”

“Eksperienca eshte nje komponent thelbesor per nje futbollist. Cfare kerkoj nga ai? Icardi ka kualitete te medha, duhet ti vere te gjitha ne dispozicion te skuadres dhe te Interit. Kete kerkoj nga Mauro.”

Cfare pret nga San Siro? Ndonje reagim kunder tij?

“Jo, nuk e besoj. Mendoj se njerezit e kuptojne qe ka rendesi Interi e duhet te veme skuadren perpara se gjithash.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.