Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

331 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Materazzi tallet me Juventusin: “Ka 5 maj por ka edhe 14 maj. Ishte shi, apo lotet tuaj?”

Materazzi tallet me Juventusin: “Ka 5 maj por ka edhe 14 maj. Ishte shi, apo lotet tuaj?”
Inter Club Staff

“Ashtu si binte shiu rreke, ashtu qahej ne ate kohe… (cit. Achille Togliani).”

“Ka nga ata qe kane 5 majin, por ka edhe nga ata qe kane 14 majin. Ne ate dite fusha ishte e lagur ca nga shiu dhe ca nga lotet…”

Keshtu Marco Materazzi ne nje postim sot ne rrejtet sociale i kujton Juventusit nje nga ditet me te keqija te historise se saj, nje dite e ngjashme me ate qe i ndodhi Interit ne 5 maji 2002.

Juventusi humbi kampionatin pikerisht ndaj Lazios ne nje ndeshje ndaj Perugias ku Materazzi luante ne ate kohe.

Binte shume shi ate dite, por drejtuesi i ndeshjes Collina vendosi qe ndeshja Perugia-Juventus te luhej dhe ne fushe ishte normalisht edhe Matrix.

Ish-lojtari i Interit ka postuar sot nje foto ne te cilen ai ka perballe Zidan. Te njejtin lojtar qe ne Boterorin e 2006 e kishte perballe dhe i cili e goditi ne gjoks me koke Matrix.

Nje ceshtje sportive ende e pazgjidhur me sa duket. Ate 14 maji 2000 ka ndodhur e njejta gje qe i ndodhi Interit ne 05 maj 2002, por kush e di se per cfare motivi sot me shume mbahet mend 5 maji i Interit, se sa 14 maji i Juventusit.

Shiu i Perugias ishte aq i fuqishem sa edhe sot e kesaj dite mbahet mend. Si mund ta harrojne Juventinat ate shi.

Por normalisht, kesaj radhe ka menduar ish-mbrojtesi zikalter qe t’ja kujtoje te gjitheve, duke pare se atij daten e 5 majit 2002 ja kujtojne jo pak here.

Nderkohe, Matrix pyet gjithashtu juventinat nese “Ishte shi? Apo ishin lotet tuaj?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.