CM zbulon: “Interi eshte cmendur per nje futbollist super te talentuar qe eshte vetem 20 vjec: behet fjale per Szoboszlai.”
Eshte nje lojtar i lindur ne vitin 2000 qe ka bere qe te dashurohet pas tij e gjithe Europa por edhe Interi me ne krye Marotten.
Po flasim per Dominik Szoboszlai, mesfushorin e talentuar ne pronesi te Salzburgut. Zikalterit po e ndjekin me kujdes prej dy vitesh dhe duan ta sjellin ne Milano, por per momentin kjo gje nuk eshte e mundur.
Per shkak te nje diktati te qarte te Steven Zhang, qe tregot nga Calcimercato pak me pare dhe qe i ka lidhur duart Marottes.
“Nuk mund te shpenzohet pa fituar me pare ne merkato. Dicka mund te levize ne merkaton e huazimeve, por shume e veshtire qe Interi te investoje shifra te medha ne janar.”
“Duke pare se ne largim e siper jane lojtare si Radja Nainggolan e mbase edhe Christian Eriksen, dy lojtare qe duket se e kane mbyllur qe tani aventuren e tyre tek Interi.”
“Nderkohe, hungarezi i Salsburgut, mund te largohet per nje klauzole prej vetem 25 milione eurosh, qe nuk eshte se jane shume per cilesine dhe talentin e tij, por jane shume per kohen ne te cilen po jetojme.”
“Lojtari i pelqen shume Interit e ne vecanti Marottes, por e verteta eshte se ne kete moment skuadra zikalter nuk ka likujditetin e duhur per te arritur tek ai.”
“Marreveshja eshte e komplukuar dhe mund te arrihet vetem nese Interi ben ndonje shitje te rendesishme.”