Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri apo Spalletti: kush e fiton duelin ndermjet te dyve? Ja statistikat dhe numrat!

Mazzarri apo Spalletti: kush e fiton duelin ndermjet te dyve? Ja statistikat dhe numrat!
Inter Club Staff

Luciano Spalletti dhe Walter Mazzarri do te rikthehen te perballen ne fushen e lojes, por kesaj radhe ne San Siro.

Do te jete perballja e pare mes tyre ne San Siro sepse vjet u perballen ne Torino ku zikalterit humben ndaj ketyre te fundit me rezultatin 1-0 dhe goli u shenua nga nje ish si Ljajic ne nje ndeshje totalisht te dominuar nga Interi.

Por Luciano dhe Walter jane perballur me njeri-tjetrin qe ne vitet 90 e me pas perseri ne vitet 2000 kur Mazzarri ishte nje hap larg pankines se Romes qe u leshua pikerisht nga Spalletti. 

Por tek Interi ne kete moment, fakti qe do te gjejne nje Torino te Mazzarrit perballe shqeteson jo pak Interin sepse te gjithe e dine ne Appiano se Mazzarri eshte nje teknik qe i pergatit shume atletikisht lojtaret e tij per nje nisje te forte te kampionatit.

Prandaj te gjithe e dine se perballe do te gjejne nje skuader qe vrapon shume dhe do i duhet te djersisin jo pak.

Gjithesesi, le te rikthehemi tek ndeshja brenda ndeshjes e dy teknikeve toskan.

Sot La Gazzetta dello Sport ka publikuar statistikat e te dyve ne Serie A si dhe statistikat e perballjeve ndermjet tyre.

Ja si qendrojne numrat e ishit zikalter Mazzarri dhe aktualitetit Spalletti:

Luciano Spalletti vs Walter Mazzarri:

Pankina ne Serie A

445 per Spallettin – 404 per Mazzarrin

215 fitore per Spallettin – 161 fitore per Mazzarrin

110 barazime per Spallettin – 125 barazime per Mazzarrin

120 humbje per Spallettin – 118 humbje per Mazzarrin

No automatic alt text available.

Nderkohe, bilanci ndermjet te dyve eshte:

Image result for spalletti mazzarri

Gjithesej te luajtura: 11 ndeshje ne kampionat dhe 2 ne Kupen e Italise

7 fitore per Luciano Spallettin

3 barazime

3 fitore per Mazzarrin

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.