Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,424 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri nuk flet, vjen Branca: “Drejtimi i lojes qe na le ne medyshje. Kartoni i kuq…”

Mazzarri nuk flet, vjen Branca: “Drejtimi i lojes qe na le ne medyshje. Kartoni i kuq…”
Xhorxh Gellci

Mazzarri eshte i inatosur, u kerkon gazetareve te rishikojne episodet. Por ne mikrofonat e Sky nuk prezantohet ne fund te ndeshjes, dhe ne vend te tij vjen Marco Branca per ta zevendesuar. Eshte drejtori teknik i Interit thote:

EPISODET – “Mazzarri nuk ka ardhur sepse eshte i inatosuar nga disa vendime te caktuara. Por une besoj qe ka disa, duke filluar nga penalltia. Ka patur nje drejtim qe na le ne medyshje. Ndeshja ka qene e bukur dhe e luftuar. Besoj qe kjo ndeshje meritonte nje arbitrim me te mire. Kartoni i kuq per Handanovic? Secili ka nje opinion te ndryshem. Ka patur raste qe ka patur vendime te ndryshme. Ne minuten e katert te pjeses te pare, gjithcka mund te drejtohej me mire. Nuk kontestojme penalltin. Por kartonin e kuq. Ai kontestohet. Besoj qe eshte i verdhe. Per faktin qe nuk kishte qartesi interpretimi, mund te evitohej ai i kuq. Belfodil pesonte faull, dhe arbitri vershellente kunder. Episod i njejte me Cambiasso qe merr te verdhe.”

INTER I RRITUR – “Objektivat do te vijne me kalimin e sezonit. Jemi te kenaqur per punen e lojtareve te rinj qe kane ardhur, te atyre te rinj ne moshe, dhe atyre me te vjeter. Po zhvillohet nje sezon i bukur dhe per kete na vjen keq, sepse po bejme nje pune te mire.”

PUNTUALIZIM – Ashtu sic bej pjese e kesaj bote prej kohesh, mund te themi qe jemi ne medyshje. Me vjen keq per cunat, per trajnerin dhe per klubin. Pas nje ndeshjeje keshtu, pas humbjes kunder Romes te pamerituar, mendonim te merrnim dicka me shume.”

REAKSIONI – Une jam dakord mbi faktin qe skuadra meriton duartrokitje, nuk dua qe te flitet vetem per keto qe thashe une. Jam dakord per punen e madhe qe eshte bere mbi mentalitetin, mbi menyren e qendrimit ne fushe, mbi rekuperimin e topit. Fillimi nuk ka qene nga me te miret, por ka ndodhur ajo qe e kemi pare te gjithe.”

TE MENDUARIT POZITIV – Nuk ka hije. Jemi te qete. I thashe keto sepse jemi te qete dhe te kenaqur per ate qe po bejme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.