Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,167 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio – Florentino Perez ka nje plan te qarte, prandaj nuk e takon Modric! Lajm i keq per Interin sepse…

Di Marzio – Florentino Perez ka nje plan te qarte, prandaj nuk e takon Modric! Lajm i keq per Interin sepse…
Inter Club Staff

Sky Sport dhe Di Marzio si cdo darke sapo kane dhene te rejat e fundit per sa i perket Luka Modric. 

Me sa duket, Real Madrid ka zgjedhur rrugen e veshtire dhe nuk deshiron te lere te largohet kroatin qe e cilesojne si nje humbje te madhe nese largohet.

Sort pritej qe Florentino Perez te takohej me Modric, por me sa duket, ky takim eshte shtyre per te premten, pikerisht per diten kur Interi do te ndodhet ne Madrid (me shume mundesi edhe me drejtuesit e saj) sepse ne ate dite ka miqesoren me Atelticon.

Pasi sot eshte stervitur me skuadren, Modric eshte blinduar ne shtepi me agjentet e tij dhe ka dale nga shtepia vetem qe te pershtendetet me komshiun e tij Mateo Kovacic qe eshte nisur per ne Londer ku do te luaje per Chelsean.

Ne Madrid kane filluar te frikesohen sepse e kane kuptuar se Modric nuk po shprehet ne favor te nje qendrimi tek Real Madrid dhe mendojne se ai ka deshire te largohet me te vertete.

Por Real Madrid ka nje strategji te qarte: po mendon qe te vonoje sa me shume takimin me Modric sepse vetem keshtu do mund te benin qe ditet te kalonin dhe Modric te ulte pretendimet e tij sepse edhe Interi nuk ka shum kohe. Italia e ka shume afer diten e saj te fundit te merkatos e nese Real Madrid ben Interin qe te humbase kohe, zikalterit do e braktisnin kete piste.

“Kroati deshiron te largohet: idete e ka te qarta, i ka kerkuar qe te lirohet nga kontrata e tij me Madridin edhe sot Jose Angel Sanchez ne Valdebebas pas stervitjes dhe agjentet e tij po presin ne vilen luksoze ne Moraleja lajmet me te fundit.”

“Reali duket se ka frike te takoje Modric sepse ne mes eshte nje marreveshje verbale me lojtarin ku i eshte premtuar se do te lejohet te largohet. Humbja e kohes eshte e vetmja menyre qe Florentino Perez ka per te ndaluar nje largim te tijin ne kete moment dhe duket se po perdor pikerisht kete arme.”

“Tani do i takoje lojtarit te forcoje doren qe te shembe murin e ndertuar nga Real Madrid. Nderkohe drejtuesit madrilen po e marin parasysh edhe nje largim te mundshem dhe po mendojne per zevendesuesit: mund te jete pikerisht njeri prej Eriksen dhe Thiago Alcantara zevendesuesi i kroatit ne Madrid nese ai largohet. E premtja mund te jete dita e duhur sepse dita e neserme do i dedikohet plotesisht Courtois.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.