Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,189 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri thyen heshtjen: “Nuk u shkarkova për shkak të asaj që tregonte skuadra në fushë”.

Mazzarri thyen heshtjen: “Nuk u shkarkova për shkak të asaj që tregonte skuadra në fushë”.
Rinor Sopaj

Walter Mazzarri thyen heshtjen dhe flet për herë të parë pas shkarkimit nga Inter:

“Për mendimin tim, nuk kishte ndonjë arsye që kishte për bazë lojën e skuadrës në fushë që ndikoi në shkarkimin tim. Interi im kishte një sistem të lojës, Interi im luante futboll. Ndoshta jam shkarkuar për arsye të tjera, ndoshta sepse u ngrita kundër disa gjërave që po ndodhnin brenda klubit. Kur të vijë koha, gjithcka do të dalë në shesh”.

“Kushdo që e kupton lojën e futbollit e di se skuadrat e mija, Inter apo ndonjë klub tjetër ku kam qenë trajner, kanë qenë gjithmonë të organizuara dhe kanë pasur një sistem preciz të lojës. Juventusi i Contes luajti gjithashtu me modulin 3-5-2 por fitoi tri herë rradhazi Scudetton, mirëpo atij i duhej ta ndërronte modulin në mënyrë që të mos kishte probleme ndaj skuadrave të mija. Statistikat e vërtetojnë që skuadrat e mija gjithmonë kanë korrur suksese, por fatkeqësisht për disa njerëz, matematika edhe statistikat nuk kanë rëndësi, dhe nuk ka më keq se të jesh i verbër e të mos duash të shikosh. Unë e dua futbollin, dhe e di se si funksionon ai”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.