Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

729 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – De Vrij-Inter, ja rroga e lojtarit dhe te gjitha detajet e kontrates

Gazzetta – De Vrij-Inter, ja rroga e lojtarit dhe te gjitha detajet e kontrates
Inter Club Staff

Sot pasdite vone Interi ka zyrtarizuar blerjen me parameter zero te hollandezit Stefan De Vrij. 

Mbrojtesi qendror, ka ardhur ne Milano si nje lojtar i lire pasi i ka mbaruar kontrata me Laziom dhe prej dites se sotme eshte zyrtarisht dhe me te drejta te plota, nje lojtar i Interit.

Ai ka qene nje nga lojtaret me te perfolur ne muajin maj per shkak te ‘konfliktit te interesit’ te supozuar nga shume media dhe tifoze, te cilet e shikonin me dyshim nje prezence te tij ne fushe ne ndeshjen e fundit te kampionatit Lazio-Inter.

Sipas tyre ai nuk duhet te luante duke qene se skuadra e tij e ardhshme do te ishte pikerisht kundershtarja e Lazios, Interi.

Ne ate kohe pati edhe shume polemika per nje lajm per depozitimin e kontrates: shume media thane se Interi e depozitoi kontraten disa dite perpara ndeshjes me Lazion per te destabilizuar ambjentin lacial.

Ne ate kohe, drejtori Tare shkoi deri aty sa akuzoi Interin per loje te piset por sot u vertetua qe Interi e kishte depozituar kontarten e tij ne Mars dhe se gjithcka ishte e shpikur.

Por tashme kjo gje eshte prapa kraheve, De Vrij eshte  nje  lojtar i Interi dhe do te luaje ne Champions me bluzen zikalter.

Sipas Gazzetta dello Sport, hollandezi ka nenshkruar me Interin per pese vite deri ne 2023 dhe sic thekson e perditshmja italiane, ai do te fitoje plot 4.2 milione euro ne sezon, nje shifer shume e larte ne kahasim me 2,5 milione euro qe lojtari i datelindjes 1992 perfitonte tek skuadra e Lazios.

Rroga mund te duket e larte ne pamje te pare, por kur nje lojtar vjen me parameter 0 dhe sidomos kur kerkohet edhe nga skuadrat angleze, pa nje rroge te larte, behet e pamundur te arrihet tek ai. Keshtu, De Vrij eshte tashme nje nga lojtaret me te paguar ne skuadren zikalter.

Interi ka siguruar keshtu nje nga mbrojtesat me ne forme te kampionateve te fundit te Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.