Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

904 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Zerat e gazetave akte per te na destabilizuar. Napoli…”

Mazzarri: “Zerat e gazetave akte per te na destabilizuar. Napoli…”
Donald Elmazi

Te ragojme dhe te kthehemi te fitojme tre piket. Kjo eshte fjala kyce ne shtepine e Interit, ne prag te nje sfide te rendesishme, te bukur dhe delikate si ajo kunder Napolit. Ndeshja e isheve per Walter Mazzarrin, qe prezanton ne kete konference shtypi ndeshjen kunder te kalterve:

Eshte nje pragsfide e vecante per ju?

“Kater vite nuk eshte e lehte t’i harrosh, eshte e qarte qe mendja kujton te tilla sensacione sepse kam shume momente te bukura te kaluara aty. Por pergatis me se miri djemte e mi, koshient qe di dhe veshtiresite qe do te perballemi neser, nga ajo se cfare mund te ndodhi ne fushe. Duhet ta bejme mire stervitjen e fundit dhe ti jap inputin e duhur lojtareve te mi”.

Si vjen Interi ne kete ndeshje, pas dy barazimeve me Sampdorian dhe Parmen?

“Kemi bere gabime te ndryshme, jo ne linje me ndeshjet e tjera. Kete jave kemi punuar shume, pikerisht sepse kemi bere me shume gabime koncepti. Besoj se kam bere nje pune te mire dhe shpresoj te shoh shume gjera me te mira se sa ne ndeshjen me Parmen, gjera qe duhet t’i bejme ne”.

Cfare pritje mendon se do kesh? Duke u bazuar dhe ne fjalet e De Laurentiis

“Napoli ka shume tifoze, shume do te vijne ne stadium. Personat e zgjuar dhe te ekuilibruar dine te njohin vlerat dhe meritat e njerzve …”.

4 pike diference midis Napolit dhe Interit jane te sakta?

“Nuk eshte nje pyetje qe duhet te me behet mua. Une qendroj koherente, mendoj qe po bejme me shume se sa kemi mundesi. Dhe na mungojne disa pike, disa here te merituara si ne dy sfidat e fundit ne shtepi, te tjerat te pamerituara duke pare paraqitjet”.

Duke pare faqet e gazetave qe flasin per nje ftohje midis Thohir dhe Morattit apo per De Boer, po rritet tensioni?

“Me vjen te qesh… Jemi ne prag te dy sfidave shume te rendesishme dhe vijme nga dy barazime. Kam eksperince per te shitur ne boten e futbollit. Por nuk kam perceptuar asgje, madje kam perceptuar te kunderten. Kam degjuar me veshet e mi qe po vuajme nga keto argumenta. Jane vetem trillime te te krijuara per te hapur probleme brenda stafit tone. Mendojme per fushen, jemi ne nje harmoni dhe sintoni per gjithcka. Nuk ka gje tjeter per te shtuar”.

E keni degjuar De Laurentiis? Ju japin ndjesi kundershtimi fjalet e tij?

“Nuk me pelqen te flas shume, preferoj te bej vleresimet e duhura midis rendimentit te skuadres dhe vleres se skuadres qe tekniku trajnon. Pjesa tjeter nuk me intereson”.

Ktheheni ne Napoli pasi keni jetuar 4 vite te ngjeshura. Cfare mendoni se eshte e duhur t’iu rezervojne tifozet?

“E kam nisur nga 0, nga C2. Tifozerite gjithmone me kane dashur dhe vleresuar. Kjo tregon qe tifozet perceptojne ate qe una kam bere kur kam filluar dhe kur kam mbaruar mandatin. Me pas tifozerite duhet te respektojne zgjedhjet e bera nga personi-trajner ne fund te mandatit. Duhet te respektohet ne kete sens zgjedhja e personit. Me pas nuk e kam problem, jam nje profesionist”.

Pavarsisht vleres se rezultatit, eshte e rendesishme paraqitja?

“Shikoni, po iu tregoj nje ndodhi. Ne gusht takoja njerez, tifoze te Interit, qe me thoshin qe donin te ktheheshin ne Europe sepse Inter do te kthehet ne Europe. Kete vere e perserisnim kete. Tani jemi aty, gati per te luftuar. Por njerezit e dinin qe nuk ishte e lehte. Me pas skuadra ka bere dicka me shume nga se pritej, ndihet e karikuar. Une vazhdoj ta perseris se cfare kemi folur kete vere, por asnjehere nuk kenaqem. ne fund do te bejme konkluzionet ne baze te parametrave te thene me siper, duke menduar dhe nga e kemi nisur. Dhe ketyre do t’i shtojme zgjedhjeve te shoqerise”.

Cfare doni te shikoni neser?

“Mire, kjo eshte e rendesishme. Un do doja te shikoja ate qe kemi bere ne ndeshjet e para, kunder nje prej skuadrave me te forta te kampionatit. Doja te shikoja nje futboll te bukur, te ekuilibruar dhe inteligjent. Duke bere mire te dy fazat, sic kemi bere deri tani perjashto dy ndeshjet e fundit. Dhe mbi kete punuam kete jave, dua nje sjellje ndryshe”.

Keni menduar per nje ndryshim formacioni?

“E kam bere, i kam paralajmeruar djemte edhe sepse nje ndryshim moduli kerkon lojtare ne rritje dhe te ingranuar mire. Kemi disa njohje per te bere nje modul tjeter ne stervitje dhe ndoshta gjate zhvillimit te ndeshjes”.

Milito dhe Icardi mund te grumbullohen?

“Per Icardin sot do te bejme nje test per te pare nese eshte i aftesuar dhe elastik, do doja ta grumbulloja nese leviz me rrjedhshmeri edhe pse ne nivel ofensiv dicka na mungon. Milito eshte mire, por ka bere shume, ka patur kete problem pasi eshte rikthyer por mendoj qe per siguri do ta grumbullojme ne janar kunder Lazios”.

Pse De Laurentiis vazhdon te leshoje ironi pavarsisht punes qe ju keni bere tek Napoli?

“Ajo qe thashe per publikun vlen edhe ketu. I besoj personave inteligjente qe kane vleresuar punen qe kam bere tek Napoli. Kam bere dy intervista te bukura kete jave, qe permbledhin ate qe kam thene me besnikeri ne te gjitha faktoret dhe mjafton. Shkoni te lexoni faktet e sjella ne keto dy intervista”.

Sa minuta ka ne kembe Icardi?

“Pak, sepse nuk ka punuar me skuadren. Por kam folur me djaloshin, ka punuar mire. Nuk do te aktivizohet per nje minutazh te larte”.

Tek Napoli shkuat ne nje vit 0, ashtu si keni bere edhe tek Inter. Cfare ngjashmeri te tjera ka dhe ndryshimet qe keni gjetur?

“Ndaj te njejten konsiderat, ka shume ngjashmeri. Interin e mora ne fillim, Napolin ne rritje. Baza e shoqerise eshte ndryshe, por te gjithe duhet te jemi koshiente se nese quhemi Inter dhe Napoli duhet te bejme vleresime ne baze te momenteve te historise. Kam kuptuar dhe perceptuar ne keto dite qe me shume ben aq me shume rritet konkurrenca. Ne fakt duhet patur konsiderata e duhur per gjerat, pa pretenduar gjithmone me shume perndryshe e peson keq. Viti zero, kur eshte nje linje e qarte qellimesh une e coj perpara. Mjafton te jene te informuar tifozet, qe jane ndeshjet me te rendesishme te ambientit tone. Dhe ky eshte viti zero”.

Mund te jete nje avantazh njohja e lojtareve te Napolit?

“Pas 2-3 ndeshjeve, pavarsisht se i kam trajnuar apo jo, njihen te gjithe lojtaret me kaq shume vezhgues qe ka… Ata djem i kam pregatitur une, dine cfare bejne sepse flisnim shume. Eshte nje avantazh apo disavantash, te bejme sikur jemi barazim…”.

Si eshte Samuel?

“Po stervitet me ne prej 2-3 diteve. Une vleresoj gjendjen e formes, kur futet ne grup lojtari. Tani reparti difensiv eshte mire, duhet te vleresoj grumbullimin, ai duhet te gjeje formen me te mire. 5 djemte e tjere te repartit tani jane me mire se ai”.

Mund te qendroje jashte Cambiasso per kete ndeshje?

“Une s’e kam pare keq, per menyren se si ka luajtur ai ne keto ndeshje ka qene nga ata qe kane bere me pak gabime. Kam pare te tjere te bejne gabime. Ai ka qene gjithmone nje nga me te miret edhe ne keto dy ndeshje. Me pas ka eksperience, nuk shoh pse duhet te ndryshoj taktiken per neser. Ai e di qe nese neser do shoh dike tjeter qe ben me mire se ai ne ate rol atehere do te vleresoj”.

Eshte me mire Napoli i vitit te shkuar apo Interi i ketij viti?

“Arritem te dytet, ne Champions League duke kaluar dy turne… Mund te krahasohet Napoli qe kisha vitin e pare me kete Inter. Me Napolin pata fituar nje Kupe Italie, duke kaluar dhe turnin ne Champions. Ishte shume ndryshe”.

Te perballesh me Napolin me 4 pike me pak ne klasifikim, me rrezikun e humbjes dhe te shkosh ne -7, cfare mund te tregoje per anen psikologjike si per te tashmen dhe per te ardhmen?

“Tifozet mund te bejne diferencen, e njoh mire ate stadium. Po perballemi ne Napoli, mund te jete nje veshtiresi me shume. Kete jave kemi punuar shume mire, duke i kushtuar rendesi gjithckaje. Lojtareve i kam bere te mbajne mend sic kan bere ne Catania, cfare ambjenti do te gjejme etj. Kam punur dhe ne nivel psikologjik, jo vetem taktikisht. Roli i teknikut eshte edhe ky. Duam te bejme nje ndeshje te madhe kunder nje skuadre te madhe dhe me pas do bejme vleresime edhe ne baze te paraqitjes qe do bejme. Velresojme ndeshje pas ndeshje rritjen e skuadres”.

FcInterNews.it i kerkon teknikut ne se jane bezdi zerat per De Boer…

“Une di se cfare themi ne shoqeri. Presidenti nuk me ka thene asgje. me pas, te gjitheve i them te shohe grupin qe ka qene vitin e shkuar dhe te shikoje statistikat. E dini te gjithe qe me kane pritur shume mire ne fazen pergatitore. Jane gjera te dukshme. Shikoni piket e bera me te njejtin grup qe ka mbyllur vitin e shkuar. Ka ndryshuar tekniku dhe shihni se cfare ka bere kjo skuader dhe vleresoni duke filluar qe nga janari dhe me pas. Si shoqeria dhe te gjithe mund t’i beni keto vleresime”.

Ambjenti Inter eshte gati per te marre mesazhin e tij. Ketu jane mesuar te fitojne, eshte ndryshe nga Napoli…

“Eshte nje vit ndryshe, zero, sepse ka patur dhe ndryshimin e shoqerise. Si eshte bere vitin e shkuar? Njerezit vleresojn edhe momentin pervec historise. Milanezet qe prej kohesh jane ne vijen e pare te botes, po bejne vleresime te ndryshme te udhehequra edhe nga situata ekonomike. Pritshmerite cilat jane? Shikoja njerez ne rruge qe me kerkonin Europen, kjo tregon qe kuptohet momenti, me ka prekur shume kjo gje”.

Rolando ka luajtur si ne te djathte ashtu edhe ne qender. Eshte i pershtatshem?

“Eshte lojtari i vetem i skuadres, pervec Juan Jesus, qe mund te luaje edhe ne te majte. E njihja, e kam patur me vete, kete vit i kam dhene me shume besim se tek Napoli. Mund te beje mire ne te gjithe rolet, ne baze edhe te pozicioneve te kundershtarit qe do studioj. Edhe ne baze te formes te djemve qe kam ne dispozicion”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.