Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

874 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mbaye: “Enderroj Interin. Duncan si nje vella i madh per mua. Italia nuk eshte nje vend racist, idhulli im eshte…”

Mbaye: “Enderroj Interin. Duncan si nje vella i madh per mua. Italia nuk eshte nje vend racist, idhulli im eshte…”
Ardi Deda

Nje sezon i sapombyllur me Livornon dhe nje kampionat (nga pikepamja personale) si protagonist. Ibrahima Mbaye, eshte ne pritje per te kuptuar te ardhmen e tij, po shijon pushimet e merituara ne San Vito se bashku me agjentin Beppe Accardi. Kjo eshte intervista e tij per Corriere dello Sport:

Bilanci – “Jam mjaftueshem i kenaqur, mund te beja me shume. Duhet te permiresohem ne shume aspekte. Sa keq per renien nga kategoria, te gjithe kemi dhene maksimumin ne cdo ndeshje. Nga pikepamja e angazhimit kemi bere si duhet. Sezoni i pare ne Serine A ka qene i bukur, ne nje qytet fantastik. Jam argetuar dhe kam mesuar shume”.

Koleget zikalter – “Francesco Bardi eshte me te vertete nje portier dhe person i madh, Duncan eshte si nje vella i madh per mua. I ngjan Muntarit, por mund te behet edhe me i forte. Benassi? Mesfushor shume i mire, shpresoj qe te arrij sa me lart”.

Inter – “Kush nuk do te ishte i lumtur nese do te luante tek Inter… megjithate vendimin duhet ta marrin drejtuesit: une jam nje futbollist, mendoj vetem per te luajtur dhe bej ate qe shoqeria me kerkon. Me zikaltrit jam shume i lidhur dhe sektorit te te rinjve do ti them gjithmone faleminderit sepse me kane dhene nje mundesi te rendesishme ne moshen 14 vjecare kur kam ardhur ne Milano”.

Skuadra e pare – “Kam debutuar ne skuadren e pare me Stramaccioni me te cilin kemi fituar Next Generation, nje kujtim shume i bukur. Mazzarrin e kam njohur gjate grumbullimit ne veren e kaluar, nje trajner i zoti por kam qene per pak kohe me skuadren”.

Endrra – “Te luaj ne nje skuader te madhe”.

Idhulli – “Nuk kam nje idhull por futbolliste qe i vleresoj shume si Barzagli, Samuel dhe Chivu”.

Racizmi – “Me kane ndodhur shpesh episode te tilla, une bej sikur nuk i ve re, nuk eshte e thjeshte te permbash veten por jane gjera qe per fat te keq ndodhin. Jetoj ne Itali pre 5 vitesh dhe nuk eshte nje vend racist, sjelljet e disa budallenjve nuk me ndryshojne mendim per vendin tuaj”.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.