Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

798 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MD – Joao Miranda deshiron te largohet nga Interi: ja ku pritet te transferohet braziliani

MD – Joao Miranda deshiron te largohet nga Interi: ja ku pritet te transferohet braziliani
Inter Club Staff

Joao Miranda tek Interi nuk eshte shume i lumtur ne kete moment. 

Kjo sepse braziliani e ka humbur tashme vendin e titullarit tek zikalterit edhe pse ka luajtur disa ndeshje kete sezon.

Ne hirarkine e Spallettit, titullare ne mbrojtje eshte dyshja De Vrij-Skriniar, lojtare qe kane bere shume mire si dyshe kete sezon.

Por edhe Miranda nuk mbetet prapa sepse ka luajtur disa ndeshje e gjithashtu edhe sot pritet te luaje titullar ndaj Barcelones ne Champions por per kapitenin e Brazilit kjo nuk mjafton.

Miranda e konsideron ende veten si nje titullar dhe per kete po mendon realisht qe te largohet nga skuadra zikalter.

Ai ka nje kontrate qe eshte ne skadence ne daten 30 qershor 2019, dhe Joao Miranda keshtu ne fund te ketij sezoni nuk do te jete me i lidhur me klubin zikalter.

Mbrojtesi brazilian, sipas asaj qe thote Mundo Deportivo deshiron te largohet nga klubi zikalter me parameter zero.

Ai nga muaji janar do te jete i lire te zgjedhe skuadren e ardhshme dhe keshtu per lojtarin e ditelindjes 1984 do te jete e mundur te firmose nje para-kontrate me nje klub tjeter.

Mendohet se ai do te rikthehet ne Spanje ku Sevilla ka filluar prej kohesh kontaktet me te: Miranda nga ana e tij eshte ne favor te ketij destinacioni qe me te gjitha gjasat do te jete skuadra e ardhshme e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.