Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

784 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Sezon i veshtire, Walter Mazzarri me ka ndihmuar shume. Fjalet e Thohir…”

Kovacic: “Sezon i veshtire, Walter Mazzarri me ka ndihmuar shume. Fjalet e Thohir…”
Ardi Deda

Mateo Kovacic, i ftuar ne dyqanin Solo Inter, ka folur per gazetaret e pranishem. Ja dhe fjalet e tij:

Shume tifoze ketu per ty.

“Jam i lumtur, eshte hera e pare qe vij ketu. Eshte nje kenaqesi te shohesh gjithe keta njerez”.

Thohir ka thene qe ju jeni nje pike fikse per te ardhmen. Jeni i lumtur?

“Eshte nje gje e mire qe ne te rinjte jemi e ardhmja e Interit. Ai ka te drejte, eshte e vertete qe kemi shume gjera per te mesuar por nese kemi hapesira mund te bejme gjera te medha”.

Bilanci i sezonit?

“Ka qene nje vit i veshtire, por me i mire se viti i kaluar. Kemi mberritur te pestet, nuk duhet te jemi te kenaqur me vendin e peste. Sic kam thene, Inter duhet te arrije te pakten e treta. Por disa ndeshje i kemi luajtur mire dhe disa keq, duhet te perqendrohemi ne ndeshjen e fundit me Chievon dhe me pas te mendojme per sezonin e ardhshem”.

Jeni pjekur me Mazzarrin?

“Mendoj se kete vit kam mesuar shume gjera taktike, kam njohur me mire futbollin italian. Trajneri me ka ndihmuar shume per fazen mbrojtese. Ka qene nej vit i veshtire sepse nuk luaja shume, por kam mesuar shume gjera. Tani me pret Boterori dhe dua te bej mire”.

Pret qe ta fillosh si titullar vitin e ardhshem?

“Nuk flas per te ardhmen, tani duhet fitojme me Chievon, me pas Boterori, pushimet dhe sezoni i ardhshem”.

Mund te perbeje nje rrezik te luani Boterorin dhe te rrezikoni te vonoheni ne pergatitjen verore, si vitin e kaluar?

“Nuk e di, jam pergatitur mire per Boterorin. Kur nuk luaja stervitesha mire, dua te bej mire ne Boteror, kemi nje skuader te forte dhe me pas te mendojme per sezonin e ardhshem”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.