Merkato, Conte i kerkon emrin e pare Beppe Marottes: “Eshte i pari ne liste: e deshiron sepse…”
Inter duket se ka ide shume te qarta per sa i perket merkatos se veres ne prag te sezonit 2021-2022.
Me cdo mundesi zikalterit ne kete sezon te ri do te perballen me skuadrat e tjera si kampionet ne fuqi te Serie A dhe prandaj perforcimi i skuadres eshte nje detyre.
Per emrin e Alessandro Florenzit kemi shkruajtur ditet e kaluara. Por duket se ish-lojtari i Romes nuk eshte i vetmi profil qe po ndiqet.
Antonio Conte i ka idete e qarta dhe sipas La Gazzetta dello Sport, tashme ai eshte fiksuar me nje emer te njohur per krahun e majte.
“Behet fjale per Emerson Palmieri. Conte e pelqen shume dhe e shikon si nje mundesi te mire merkatoje.”
“Ka qene pikerisht tranjeri i Interit qe e ka dashur kur ishte te Chelsea dhe eshte po ai qe po e kerkon me ngulm te Interi.”
“Ne kete sezon lojtari ka luajtur vetem dy ndeshje me Chelsea dhe konsiderohet tashme nje lojtar ne largim e siper dhe jashte projektit.”
“Ai shihet me kujdes si nje emer per Interin e se ardhmes. Emerson Palmieri ska dale kurre nga lista e Interit, thjesht eshte shtyre ne kohe tentativa per te pas veres se kaluar.”
“Nese vitin e kaluar Interi do te kishte pasur disponibilitet me te madh financiar, do e kishte blere italo-brazilianin qe ka zgjedhur te luaje per Kombearen e Italise.”