Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Federata jep ultimatum per Inter, Milan dhe Juve: nese doni te luani perseri ne Serie A…”

Gazzetta zbulon: “Federata jep ultimatum per Inter, Milan dhe Juve: nese doni te luani perseri ne Serie A…”
Inter Club Staff

Ne diten e djeshme ka ndodhur praktikisht cdo gje qe mund te ndodhte per sa i perket projektit te Super Liges Europiane.

Dita filloi me nje interviste te Florentino Perez qe fliste me tone shume te forta kunder UEFA-s dhe per ate qe pritej te vinte me kete kompeticion.

Me pas ka ardhur terheqja nje e nga nje e klubeve te Premier League dhe deri te terheqja e Interit ne mesnate.

Zikalterit leshuan nje deklarate zyrtare per ANSA, duke treguar se nuk jane me te interesuar per kete projekt.

Por cfare pritet te ndodhe tani? Me sa duket Federata Italiane i ka idete shume te qarta dhe Presidenti i saj, Gabriele Gravina ka gati nje ultimatum te forte per Inter, Milan dhe Juventus.

“Numri nje i Federates Italiane te Futbollit ka zbuluar per La Gazzetta dello Sport se ai do te tregohet shume i qarte me klubet.”

“Kush do te regjistrohet per kampionati ne ri do te nenshkruaje edhe nje kontrate ku ata zotohen se do te marrin pjese ne kompeticionet UEFA.”

“Nese kjo gje nuk ndodh, atehere klubet mund te dalin komplet jashte nga sistemi. Kjo gje do te eleminoje cdo tentative ne te ardhmen per te dale nga UEFA.”

“Gravina te henen do te propozoje nje mbledhje urgjente te Keshillit Federal per te vene kete princip ne dokumenta zyrtare pavarsisht si do te evoloje ceshtja e Super League qe eshte gjithesesi shume afer shkaterrimit.”

“Nderkohe Gravina ka marre nje pozicion te forte kunder Juventusit, Interi dhe Milanit: italiani eshte zgjedhur me 53 vota nga 55 vota vetem nje dite me pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.