Merkato: Gabriel Silva eshte favoriti per te zevendesuar Pereira-n
Gabriel Moises Antunes da Silva, me mire i njohur si Gabriel Silva ka dale ne krye te objektivave te merkatos per krahun e majte te Interit. Per momentin eshte zgjedhja e pare e Branca dhe Ausilio per te forcuar krahun e majte te skuadres te Walter Mazzarrit. Braziliani i Udineses, pasi ka qene i monitoruar prej kohes te Palmeiras, i ka bindur njerezit e merkatos zikalter me paraqitjet e tij te mira me fanellen bardhezi. Mendohet se do te jete pasardhesi i Alvaro Pereires. Me shoqerine friulane kane nisur kontaktet e para dhe formula per blerjen e tij eshte ajo e bashkepronesise.
Interi do te financonte koston e operacionit me shitjen e Pereira, megjithese per momentin nuk duket nje operacion i thjeshte. Megjithate, me nje Boteror qe po afron, numri 31 i Interit ka nevoje te luaje me vazhdimesi, te cilen nuk po e ben dot ne Milano, prandaj agjenti i tij eshte i detyruar te kerkoje, dhe te gjeje, nje klub qe do mirepriste Palito-n.