Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,265 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tare flet per Mikinkovic Savic-Inter: “Nje oferte 74 milione euro nga Interi per Savic? Mendoj se do te ishte vonte.”

Tare flet per Mikinkovic Savic-Inter: “Nje oferte 74 milione euro nga Interi per Savic? Mendoj se do te ishte vonte.”
Inter Club Staff

Ai ka qene nje nga lojtaret me te permendur nga mediat e ndryshme per sa i perket nje kalimi tek Interi kete vere, por deri me tani nuk ka pasur asnjehere dicka me te vertete serioze. 

Po flasim per Milinkovic-Savic, nje nga mesfushoret me te talentuar ne Serie A dhe qe pelqehet qe prej koherave te Juventusit nga Beppe Marotta. Ky nuk eshte nje sekret.

Por te shumta kane qene lajmet qe e kane pare ate si goditje te Interit ne ditet e fundit te merkatos, por deri me tani kane qene zera te pa mbeshtetur ne fakte duke pare shifrat qe Lazio kerkon per te.

Gjithesesi, nje gazetar i njohur i Serie A e ka pyetur ne menyre te drejtperdrejte Igli Taren, drejtorin sportiv te Lazios per nje kalim te mundshem te lojtarit ne Milano.

“Po nese Interi shet Icardin dhe do te prezantohet tek dyert e Lazios me nje oferte 74 milione euro per Milinkovic-Savic, a do te ishte shume vone?”, ka qene pyetja e Tancredi Palmieri per Igli Taren i cili nuk ka vonuar te pergjigjet menjehere.

“Mendoj se do te ishte pak vone”, eshte pergjigjur drejtori sportiv shqiptar duke e pranuar qe ka mbetur shume pak kohe per nje operacion te tille, edhe pse ka qene nje pergjigje jo e prere nga ana e tij.

Gjithesesi ne kete moment eshte shume e komplikuar te mendosh se Interi mund te mbylle nje operacion kaq te shtrenjte ne nje periudhe kaq te shkurter kohore. Por me shume se sa e veshtire kjo, eshte shitja e Icardit qe nuk pranon te largohet.

Milinkovic-Savic nderkohe eshte nje enderr e merkatos se Interit dhe Beppe Marotta, por qe mund te behet realitet mbase ne sezonin e ardhshem kur zikalterit pritet ta provojne. Gjithmone nese paraqitjet e lojtarit do te jene edhe kete sezon te nje niveli te larte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.