Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,612 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga zero tek dhjeta – Interi qëndron në zero, por Shaqiri vlen sa tre. Icardi krijon në çift, Gary Medel përsëri shtatë.

Nga zero tek dhjeta – Interi qëndron në zero, por Shaqiri vlen sa tre. Icardi krijon në çift, Gary Medel përsëri shtatë.
Rinor Sopaj

Interi kthehet në fushë pas tri ditëve pas fitores kundër Celtic, përsëri në San Siro, por kësaj rradhe zikaltërit nuk arritën ta përsërisin rezultatin të cilin e morrën të enjten dhe humbën 0-1 nga Fiorentina e Vincezo Montellas.


ZERO
– Golat e shënuar nga Inter kundër njëmbëdhjetëshes së Montellas. Për herë të parë pas pesë ndeshjeve sulmi zikaltër mbetet i thatë duke i lënë në dyshim ngjyrat të cilat iu besuan repartit ofansiv. Për pjesën e parë, vetëm një shtyllë e Guarin, një aksioni i cili ndodhi aty për aty dhe jo nga një punë grupore e skuadrës së Mancinit. Pas futjes në lojë të Shaqirit dicka ndryshoi, por goli nuk erdhi.

NJË – Goditje i duhej Mohammed Salah-s për ta gjetur golin. Sulmuesi nga Egjipti i cili u transferua nga Chelsea është një makinë golash në këtë kampionat, por dje, ai nuk pati komplikime dhe sigurinë e Handanovic, sepse vështirë se do të kishte bërë aq mirë në qendër.

DY – Goditjet në partë nga Mauro Icardi në ndeshjen e djeshme. Mund të ishte ndeshja e katërt me rradhë në të cilën argjentinasi do të shënonte, por kjo nuk ndodhi. Rasti më i mirë që të vazhdonte me këtë vazhdueshmëri të golave ishte, por, të kujton aq shumë atë që akoma qëndron në memorien e tifozëve: ai rasti në mes Mauritos dhe Osvaldos në stadium. Kesaj rradhe është Palacio ai i cili nuk e jep topin ndërsa zhurma e madhe arriti nga numri 9, por shumë më i përmbajtur për nga ashpërsia.

TRE – Janë rastet e krijuara nga Xherdan Shaqiri në 30 minutat në të cilat ai luajti kundër Fiorentinës. E filloi nga stoli në mënyrë që të pushojë pas paraqitjes jo dhe aq të mirë kundër Celtic, zvicerani ndez dritën në shtëpinë zikaltër duket dhënë asist pas asist për bashkëlojtarët e tij por që vetëm një Neto në versionin Yashin ia mohon gëzimin për gol.

KATËR – Duelet e fituara në ajër nga dyshja qëndrore e mbrojtjes Vidic dhe Juan Jesus. Shumë shpesh ata janë arsyeja e të gjitha këqijave, mbrojtja nuk vuan dhe aq shumë nga sulmi i shpejtë dhe i mobiluar i skuadrës kundërshtare, edhe pse rezultati për zikaltërit ishte negativ.

PESË – Nota të cilën e ka marrë nga shumë gazeta të ndryshme Lukas Podolski. Sulmuesi gjerman i cili arriti në Milano pas një periudhe joaktive. Dhe e di që kjo është duke e tërhequr prapa, ashtu sic ka thënë Piero Ausilio në konferncën për shtyp në ditën e djeshme. Jo i ftuari në listën UEFA duhet të punojë mjaft shumë gjatë gjithë javës që të rikthej konduksionin e humbur, dhe mbi të gjitha, të mos mbetet i njëjti.

GJASHTË – Topat e humbur nga Guarin. Ndeshja e kolumbianit është e ndarë në dy drejtime, e para shumë pozitive, forma e tij e lartë në parqitjet e fundit dhe e dyta në një ton më të vogël, por megjithatë e mjaftueshme. Numri i topave të humbur është një kontrast dhe i është dashur Montellas gjithmonë ta dyfishoj mbrojtjen për Guaron, i cili preku një numër të konsiderueshëm të topave.

SHTATË – Janë pasimet e gabuara nga Medel, i cili gjithashtu për hirë të së vërtetës ka bërë një ndeshje tjetër pozitive. Kileani është një siguri në mesin e fushës. Gjithmonë i gatshëm të vrapojë kundër kundërshtarëve, gjithmonë ai shihet i pari për ta filluar aksionin, gjithmonë në vendin e duhur për të rregulluar gabimet e të tjerëve. Luan mirë edhe në romb, edhe së bashku me Guarin dhe duket se nuk e ndjen fare lodhjen nga ndeshjet e shumta që i ka zhvilluar deri më tani.

TETË – Ndeshje, duke i përfshirë edhe ato ndaj Cagliarit dhe Celtic, që do t’i luajë Interi deri në pauzën kur do të zhvillohen ndeshjet ndërmjet kombëtareve. Ky tour de force do të thotë shumë pasi është vendimtar në atë se si do të përfundojë ky sezon për zikaltërit.

NENTË – Pozicioni në të cilin gjendet në klasifikim Interi për pikë të grumbulluara në shtëpi: 18 pikë në 12 ndeshje, një pikë e gjysëm për ndeshje. Eshtë e qartë që përmirësimi në klasifikimin e përgjithshëm varet shumë nga rezultatet e zikaltërve në Meazza.

DHJETË – Pikë distanca nga Napoli, i treti në klasifikim. Mancini dhe e gjithë skuadra po vazhdojnë të thonë se kualifikimi për në Champions League mund të bëhet edhe nëpërmjet kampionatit, por ajo ndeshje dje ishte një rast i humbur duke e pasur parasysh që Napoli pësoi nga Torino dhe me një fitore të Interit, tashmë diferenca do të ishte -7 pikë, para ndeshjes direkte e cila do të zhvillohet këtë javë dhe do kishin edhe një rast tjetër për të shkrirë diferencën. Keqardhje shumë e madhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.