Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

770 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Messi-Inter, Corriere ndez alarmin: “Barcelona ka bere gati nje padi ndaj Interit dhe Suning ne FIFA: ja detajet.”

Messi-Inter, Corriere ndez alarmin: “Barcelona ka bere gati nje padi ndaj Interit dhe Suning ne FIFA: ja detajet.”
Inter Club Staff

“Leo Messi dhe Interi, nje martese shume e veshtire, por ne futboll sot te pamundur nuk ka asgje.”

“Interi nuk deshiron te iluzionoje tifozet dhe na ngritur frenat ne kete operacion ne menyre publike.”

“Klubi zikalter gjithesesi, nuk eshte se ka shume ne dore ne kete operacion: eshte dikush tjeter qe vendos per numri 10 argjentinas.”

Keshtu hapet artikulli i Corriere della Sera diten e sotme per Lionel Messi, dhe per zerat qe jane rritur ndjeshem pasi PP Sports, publikoi imazhin e Messit te projektuar ne Duomo.

Ajo foto u perdor per te prezantuar ndeshjen Inter-Napoli, por me sa duket, ka krijuar nje ceshtje diplomatike.

Publiciteti nuk i ka pelqyer aspak Barcelones, sa ata po mendojne te bejne gati nje padi ndaj Interit dhe Suning ne FIFA.

“Klubi katalanas eshte irrituar shume, jo per hijen e Messit qe kishte edhe emrin edhe numrin, por me shume per logon e Interit ne fund te bluzes se Pulce.”

“Drejtuesit e klubit blaugrana kane telefonuar drejtuesit kinez te Interit, duke i kercenuar me padi per shkeljen e te drejtave te imazhit dhe perdorjen e Messit.”

“Ne kete moment, padia e Barcelones eshte gati, por do te kaloje ne rruge zyrtare vetem ne rast se do te perseritet. Paralajmerimi eshte bere.”, shpjegon e perditshmja italiane.

MESSI DHE BARCELONA – Corriere della Sera nenvizon edhe se mundesia qe Messi te largohet nga Barcelona eshte e vogel, por nese ndodh, i vetmi destinacion i tij eshte Milano.

Per Interin do te ishte nje goditje e mrekullueshme, e krahasueshme me kohen kur Interi i rrembeu Barcelones Ronaldo Fenomenin.

Por nuk eshte nje operacion vetem per Interin ky, sepse Messi do te ishte nje miniere ari publiciteti edhe per Suning ne Kine dhe per brandin e tyre.

“Messi tek Interi eshte nje operacion rreth 500 milione euro. Lojtari eshte 34 vjec, eshte ne skadence kontrate ne qershor 2021, dhe kontrata e tij e fundit ne karriere do te jete prej 50 milione eurosh ne sezon.”

Per Interin do te ishte nje marreveshje prej 260 milione euro (fale ligjit te Renzit), por Corriere ka bere nje llogari sikur kartoni i Messit do te kushtoje diku tek 150 milione euro, bashke me bonuse dhe komisione. Nje vlere kjo shume e larte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.