Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,669 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fassone: “Te kthehemi te bejme Interin. Boateng? Kurre mos thuaj kurre. Thohir, Osvaldo dhe FPF…

Fassone: “Te kthehemi te bejme Interin. Boateng? Kurre mos thuaj kurre. Thohir, Osvaldo dhe FPF…
Ardi Deda

Drejtori i pergjithshem zikalter Marco Fassone, ka folur ne emisionin Tiki Taka: “Futbolli eshte nje materie e lengshme, duhet te rivendosemi dhe te mendojme menjehere per te ardhmen. Per fat te mire ka nje ndeshje te enjten, ku duhet te kthehemi te bejme Interin. Duhet ta konsiderojme ndeshjen e se dieles si nje aksident te pakendshem qe ne futbolli mund te ndodhe”, ka thene drejtori i pergjithshem.

Per Thohir: “Vizioni i presidentit eshte te ndihmohe futbollin italian ne pergjithesi: ne 90 minuta luhet per te fituar, me pas behet biznes dhe rritemi ne sektore te tjere te shoqerise. Objektivi i presidentit eshte te coje futbollin italian ne nivele te meparshme. Ne Indonezi e konsideronin Serine A kampionatin ku luhej futbolli me i mire ne Evrope, por ne dhjetevjecarin e fundit ka ndryshuar gjithcka”.

Me pas eshte folur per futbollistet e tanishem dhe ndoshta te ardhshem: Boateng tek Inter? Kurre mos thuaj kurre (ben shaka, eshte e dashura e Boateng ne studio). Osvaldo? Eshte nje futbollist me nje talent te jashtezakonshem dhe ka deshire per te fituar. Reparti yne ofensiv eshte shume i mire dhe shpresoj se mund ti jape kenaqesi tifozave tane. Tevez eshte shume i forte, por edhe sulmi yne eshte”.

Per Napolin (ish skuadren e tij): “Nje koment? Kjo eshte pyetja klasike qe me ve ne veshtiresi. Duhet te pergjigjem me banalitetin e zakonshem, por them sinqerisht qe e dua Napolin dhe ne dy vitet e mia atje jam ndjere shume mire, si me qytetin ashtu dhe me presidentin De Laurentis”.

Per sa i perket numrit te larte te te huajve ne organike, drejtori i pergjithshem i pergjigjet: “Dale ngadale po modifikojme organiken, edhe per shkak te rregullit ‘4+4’ te vene nga Uefa. Eshte e vertete, ka akoma shume te huaj, por te mos harrojme qe veren e kaluar kemi patur nje reduktin ne kete kuptim. Pagat? Jane ulur ne menyre te konsiderueshme, tani mali i pagave eshte nen 70 milione euro. Duam te respektojme normat e Fair Play Financiar.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.