Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

588 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta e tepron me shkrimin e saj per Inter-Messi: “Ndoshta nuk e besoni, por klubi i Interit e ka totalisht forcen per te planifikuar nje blerje te tille.”

Gazzetta e tepron me shkrimin e saj per Inter-Messi: “Ndoshta nuk e besoni, por klubi i Interit e ka totalisht forcen per te planifikuar nje blerje te tille.”
Inter Club Staff

Messi tek Interi? Ata qe kane menduar te ndezin shpresat e tifozeve te Interit, ka qene PPTV ne pronesi te Suning. 

Kanali televiziv kinez, ka bere qe te shpertheje i gjithe interneti: hija e lojtarit me te mire ne bote ishte projektuar te Duomo madheshtore ne grafikun e tyre te fundit.

Por nuk eshte hera e pare, qe kjo PPTV nxjer ne pah indicie merkatoje, sepse perpara Inter-Brescia, imazhi i perzgjedhur per te prezantuar kete ndeshje ka qene Antonio Conte si prestigjator dhe ne mes Sandro Tonali me bluzen e Interit.

“Situata kontraktuale e gjashte here fituesit te Topit te Arte eshte e thjeshte: kontrata e tij skadon ne 2021, por ideja e momentit eshte qe ai te zgjase kontraten.”

“Por mbase per shkak te problemeve te ketij sezoni, situata me katalanasit per momentin eshte e ngrire per sa i perket bisedimeve per kontraten.”

“Por eshte e vertete gjithashtu se Leo nuk e ka manifestuar kurre deshiren e tij per tu larguar nga Barcelona.”

Kete e shpjegon La Gazzetta dello Sport, e cila shton: “Por Interi mund te futet ne gare per lojtarin.”

“Babai i Messit ka blere me te vertete shtepi ne Milano dhe do te vije ne muajin gusht. Nje arsye ndoshta e ka, ose ndoshta jo.”

“Por kjo mund te perdoret nga drejtuesit e klubit zikalter, per tu afruar me 33 vjecarin argjentinas i cili mund ta mendoje seriozisht nje aventure ne Serie A.”

“Duke e ditur qe Suning do te bente nje investim te pabesueshem, totalisht jashte buxhetit qe Marotta dhe Ausilio kane ne dore sot.”

“Messi fiton 50 milione euro ne sezon, nje shifer kjo e pamendueshme.”

“Por Interi, ekzaktesisht si ka bere Juventusi me Cristiano Ronaldon dy vera me pare, e ka forcen ekonomike per te menduar per te planifikuar nje blerje me nje peshe te tille.”

“Cfare duhet? Mjafton qe te kene deshire, sepse me Suning, cdo gje eshte e mundur. Paraja sot leviz edhe malet.”

“Marotta diten e djeshme e mohoi dhe tha me bindje se ardhja e tij ne Milano eshte shume e pamundur duke pare llogarite qe duhen bere.”

“Por kush e mban mend? Ai njesoj eshte shprehur edhe per Cristiano Ronaldon pak perpara se ai te transferohej ne Torino.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.