Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,779 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Nese duhet, do te marrim nje yll. Shans per Icardin? Ide e mire. De Boer…”

Thohir: “Nese duhet, do te marrim nje yll. Shans per Icardin? Ide e mire. De Boer…”
Xhorxh Gellci

Erick Thohir vazhdon te beje intervista gjate ketij udhetimi ne Milano. Kete here eshte rradha e SportMediaset. Keto jane fjalet e Thohir, te sjella ne shqip nga inter.al:

Cfare ju pelqen dhe nuk ju pelqen nga Seria A?
“Nuk mund te besh nje bilanc pas 100 ditesh, sepse eshte e rendesishme te kuptohet biznesi dhe personat. Jam presidenti dhe eshte e rrezikshme te merren vendime te gabuara per shoqerine, por te mos merren vendime eshte me keq. Gjeja me e mire eshte te dish te marresh vendimin e drejte. Seria A duhet te jete kompetitive me kampionatet e tjere. Nese shikohet tek pasioni, ka shume qe nuk e ndjekin me, ndjekin Premier, Liga, Bundesliga. Serie A duhet te kthehet popullore.”

E ardhmja e Zanettit?
“Ka shume mundesi tek Inter, kemi nje strategji globale, mund te kete nje rol por eshte shpejt te them cili sepse nuk e kam takuar akoma.”

Milito?
“Eshte nje sulmues i madh, por eshte ne nje moment te komplikuar, duhet t’i japim kohe te marre veten, nuk mund ta vendosim ne cep dhe t’i kerkojme paraqitje te mira, duhet te kemi parasysh qe vjen nga nje demtim i gjate. Duhet t’i japim nje mundesi Palacio-s. Icardi-t, Botta-s. Eshte e rendesishme per vitin e ardhshem te kemi nje skuader te ekuilibruar.”

Vucinic-Guarin?
“Kemi kuptuar qe nuk ishte nje shkembim avantazhues per ne. Tani me Guarin dhe Hernanes kemi nje nga mesfushat me te forta. Hernanes nuk eshte nje vendim i imi, te gjitha vendimet jane kolektive. Ka qene frut i nje vendimi grup. Inter ka blere Hernanes, jo une.”

Icardi titullar?
“Nese do te ishte i gatshem… por zgjedhja i takon trajnerit. Do te ishte nje ide e mire t’i jepej mundesia nese ai ndjehet gati. Do te ishte bukur ta shihnim ne fushe menjehere. Por duhet te jete gati jo vetem fizikisht, por edhe mentalisht.”

Penalltite?
“Nese ka arbitra duhet te jene me te miret ne Itali. Nuk mund te jap nje vleresim per nje episod. Per t’u bere nje kampionat i rendesishem duhet te kemi arbitrat me te mire. Klubet duhet te mendojne si te jene kompetitive me kampionatet e tjere.”

Mazzarri?
“Le te mbarojme kete sezon dhe pastaj do te planifikojme te ardhmen. Shpresoj qe do vazhdojme te kemi te njejtin vizion, dhe per momentin nuk ka ndryshuar. Eshte nje nga trajneret me te mire dhe dua qe te kete gjithe mbeshtetjen qe i duhet.”

De Boer?
“Nuk mund ta mohoj qe me pelqen, por nuk do te thote qe e dua tek Inter. Nen profilin personal, De Boer eshte nje trajner i mire, por do te ishte ne gjendje te menaxhonte Interin? Nuk e di. Mazzarri eshte nje nga me te miret, ka kualitetin e duhur. Tani mbeshtesim Mazzarrin, nuk kam thene kurre qe dua De Boer tek Inter, por si tifoz mund ta vleresoj.”

Top player?
“Per momentin duhet te bejme nje strategji dhe nese do te ishte e nevojshme do te marrim nje lojtar yll, por besoj qe eshte e nevojshme te krijojme nje skuader fituese me ekuiliber. Duhet te formojme nje skuader per te fituar kampionatin, nje skuader te bilancuar.”

Cfare lojtare te pelqejne?
“Me pelqen Messi (qesh).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.