Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mihajlovic pa filtra fare: “Une nuk jam nje hipokrit. Nese do me kishte telefonuar Interi, do i kisha…”

Mihajlovic pa filtra fare: “Une nuk jam nje hipokrit. Nese do me kishte telefonuar Interi, do i kisha…”
Inter Club Staff

“Stop, le ta qartesojme direkt. Une nuk kam humbur aspak kohe dhe nuk kam negociuar me asnje klub tjeter.”

“Ashtu si ja kam shpjeguar edhe adminstratorit te deleguar, Fenucci, ne fund te kampionatit klubi me ka propozuar qe te takohem ne daten 1 qershor per te folur per sezonin e ri, duke i dhene te gjitheve nje jave pushim per te shkarkuar toksinat dhe tensionet e akumuluara gjate sezonit.”

“Per mua mund edhe te ishim takuar me pare: qendrimi im te Bologna nuk varej aspak nga klube te tjera.”

Kete qartesim ka bere per La Gazzetta dello Sport, tranjeri i Bolognes, Sinisa Mihajlovic qe eshte perfolur edhe si pasardhesi i Contes tek Interi. Ai ka folur me pas edhe per kete.

A po them se nese do te me kishte therritur Interi ose Juventusi une do i kisha refuzuar?

“Jo, jo, nuk jam nje hipokrit. E nuk po them kete. Une do i kisha degjuar ofertat e Interit apo Juventusit dhe do i kisha pranuar madje.”

“Ashtu si eshte normale dhe nese dikush ne vendin tim thote te kunderten do te thote qe thjesht po tall trapin me te gjithe.”

“Por une nuk kam humbur kohe duke pasur mendjen tek Interi. Bologna per ate qe perfaqeson per mua, nuk do te jete asnjehere nje plan B.”

“Nuk ka qene asnjehere asnje skuader ku une kam punuar nje plan B ne mendjen time. Une jam gjithcka nga vetja.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.