Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

424 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan-INTER, Inzaghi vendos gjithcka per sa i perket formacionin: “Nga minuta e pare do te luaje edhe…”

Milan-INTER, Inzaghi vendos gjithcka per sa i perket formacionin: “Nga minuta e pare do te luaje edhe…”
Inter Club Staff

Hapi i fundit i maratones se nisur ne daten 16 tetor perpara ndaleses se Kombetareve nuk eshte aspak nje hap banal.

Perkundrazi: sot eshte dita e derbit te Milanos, nje prej ndeshjeve me te shumepritura te gjithe Serie A.

Eshte nje derby qe shikon ne vendin e pare Milanin dhe Napolin, plot 7 pike perpara Interit. Prandaj sot nuk eshte nje ndeshje e thjeshte per zikalterit.

Inter me nje hap fals mund te largohet shume nga vendi i pare dhe gjithcka do te komplikohej akoma edhe me shume.

TE REJAT NGA MILANI – Pas zhgenjimit ne Champions, Milani do te deshiroje te vazhdoje rrugetimin ne Serie A ku i ka te gjitha fitore dhe vetem nje barazim.

Pioli ka rekuperuar pjesen me te madhe te demtuarve: Rebic, Ballo-Touré, Pellegri dhe Florenzi.

Nga te gjithe keta, vetem senegalezi mund ta nise nga minuta e pare dhe eshte ne balotazh me Kalulu.

Ne mbrojtje, rikthehet Kjaer, ndersa ne mesfushe Kessie eshte ne avantazh ndaj Bennacer. Ibrahimovic do te mbeshtetet nga Saelemaekers, Diaz ose Krunic dhe Leao. I skualifikuar Theo Hernandez.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Inzaghi duket se ka gjetur ekuilibrin e duhur per skuadren e tij qe mbetet nje fuqi sulmuese shume e madhe.

Ne ndeshjet e fundit eshte pare edhe nje kompaktesi prapa qe Inzaghi do e donte edhe ne kete ndeshje per te tijet.

Nderkohe, ndryshimi i pare i takon krahut, ku Darmian do te luaje perpara Dumfries ne te djathte. Edhe Calhanoglu shihet me perpara se Vidal per nje fanelle titullari ne mesfushe.

Ne krahasim me Moldavine, do te shihet nga minuta e pare edhe Ivan Perisic ne krahun e majte te mesfushes.

Nderkohe, ne sulm konfirmohet Dzeko-Lautaro, pavarsisht shume sinjaleve te mira te leshuara si nga Correa por edhe nga Sanchez.

FORMACIONET E MUNDSHME:

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Touré; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Ibrahimovic.

Ne pankine: Mirante, Gabbia, Romagnoli, Kalulu, Florenzi, Bakayoko, Bennacer, Diaz, Maldini, Rebic, Pellegri, Giroud.

Tranjer: Pioli.

Te skualifikuar: Theo Hernandez (1).

Te padisponueshem: Maignan, Messias, Plizzari, Castillejo.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

PREVIEW Milan-Inter – Davanti confermati Dzeko e Lautaro. Due dubbi per Inzaghi

Ne pankine: Radu, Ranocchia, D’Ambrosio, Kolarov, Dumfries, Dimarco, Gagliardini, Vecino, Vidal, Sensi, Correa, Sanchez.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Eriksen.

Arbiter: Doveri.

Asistente: Passeri e Costanzo.

Arbiter i katert: Pezzuto.

VAR: Irrati (Vivenzi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.