Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 25, 2019

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan-Inter, ja dy opsionet qe po mendon Spalletti per ndeshjen e se dieles! Nainggolan…

Milan-Inter, ja dy opsionet qe po mendon Spalletti per ndeshjen e se dieles! Nainggolan…
Inter Club Staff

Nje dite pas humbjes se pabesueshme ne Meazza me Eintracht Frankfurt per Europa League, ne shtepine Inter tashme eshte e detyrueshme qe te ringrihet dhe te reagoje sepse te dielen eshte nje derbi qe ka nje rendesi te vecante. 

Pikerisht per ndeshjen e se dieles ka folur pak me pare Sky Sport dhe ka dhene te rejat e fundit.

Sipas Andrea Paventit, te derguarit te Sky, Spalletti po mendon per dy situata dhe dy opsione per ndeshjen e se dieles.

Mesfusha mendohet se do te perbehet nga Vecino dhe Brozovic, por kroati nuk eshte ne 100% te formes sepse ndjen ende dhimbje.

Gjithesesi ne kete moment Spalletti ka ende edhe 48 ore per te vendosur dhe per te vleresuar me mire situaten qe te mos beje te njejtin gabim si me Keita.

Joao Mario nderkohe eshte me leje per vdekjen e babait dhe do te kthehet neser ne mengjes qe te stervitet rregullisht me skuadren.

Nese portugezi nuk do te luaje nga fillimi, mundesia qe Politano te luaje pas shpines se Lautaro Martinez eshte reale.

Per sa i perket Radja Nainggolan pastaj, belgu nuk eshte ne 100% te formes se tij dhe nuk do te luaje nga minuta e pare. Ne sulm do te jete Lautaro Martinez (ne qender) me Perisic dhe Politanon per te kompletuar keshtu treshen.

Nderkohe kjo me lart eshte paraqitja grafike e formacionit te mundshem qe ka ndermend Spalletti per neser.

Me shume rreth formacionit natyrisht do te mesohet diten e shtune dhe te diele.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.