Milan, Pioli ankohet per… Interin: “Mendoj se do te ishte me korrekte per te gjithe sikur Interi te…”
Dje Milani nuk ka shkuar dot me shume se nje 0-0 ndaj Torinos dhe pas ndeshjes tekniku Pioli eshte pare shume i merzitur.
Ai nderkohe qe eshte kapur me arbitrin e ndeshjes, nuk ka lene pa folur edhe per Interin duke u ankuar edhe per orarin e ndeshjeve te zikalterve.
“Si me Cagliarin e si me Bolognen ne kemi luajtur pas te tjereve dhe kemi bere ndeshje shume te mira ne fakt.”
Interi ne 13 ndeshje ne fazen e dyte ka luajtur 9 here perpara Milanit. Cfare mendon per kete gje ti si tranjer i Milanit?
“Mendoj se do te kishte qene korrekte per te gjithe nese do te luanim ne te njejtin orar ne kete fund kampionati.”
“Sot vajta te arbitri per ti thene se nuk ka kuptim te japesh kaq shume minuta shtese nese nuk lihet loja te luhet.”
“Kundershtaret vrane ritmin e ndeshjes me vonesat e tyre. Isha pak nervoz por nuk i kam munguar respekt askujt.”
“Eshte e dukshme qe duhet te bejme me shume. Eshte nje rezultat pozitiv por na mungon fitorja. Jane dy apo tre jave qe favoritet kane bere hapa fals.”
“Arbitrimi? Une nuk flas me kurre per arbitrimin.” ka mbyllur fjalen ai duke i habitur te gjithe sepse vetem disa sekonda me pare foli per arbitrimin.