Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Celtic? Mendoj per Atalantan. Podolski na nevojitet, Toure dhe vendi i trete…”

Mancini: “Celtic? Mendoj per Atalantan. Podolski na nevojitet, Toure dhe vendi i trete…”
Bujar Berishaj

Ndeshje historikisht e veshtire ajo qe neser sheh Interin perballe Atalantas ne Bergamo. Ne javen e 23-te, Interi me 29 pike ne klasifikim kerkon te vazhdoj me fitore pas rezultatit pozitiv ndaj Palermos ne javen e kaluar, me zikalterit qe fitonin 3-0 ne San Siro. Nga Angelo Moratti, Roberto Mancini i pergjigjet pyetjeve te gazetareve.

Skuadra nuk do te gaboj neser?
“Lojtaret jane duke u permiresuar dite pas dite dhe me japin gjithmone garanci. Ndeshjet mund te jene te vendosura edhe nga episodet, por qendrimi eshte shume pozitiv dhe jam i kenaqur.”

Sa llogaritet sfida e te enjtes ne Europa League? Do te pushoj dikush neser?
“Per momentin ndeshja e neserme eshte me e rendesishme dhe nuk besoj qe duhet te pushoj dikush. Ka kohe per te rekuperuar.”

Si eshte Podolski?
“Tani gjendja e tij po permiresohet dhe sigurisht do te na jap nje dore.”

Besoni akoma ne vendin e trete?
“Nuk duhet te dorezohemi kurre, duhet te besh keshtu ne futboll. Tani mendojme per Atalantan,  pastaj me disa fitore gjithcka mund te ndryshoj.”

Kush eshte trajneri i fundit i Interit qe ka fituar ne Bergamo?
“(Qesh). Jam une? Shenon Balotelli dhe luan si sulmues ne te majte, shenon edhe Vieira.”

Cfare skuadre do te keni perballe?
“Vijne nga nje humbje qe nuk e meritonin, jane nje skuader shume solide dhe eshte e veshtire te luash kunder tyre.”

Atehere vendosnit Balotellin qe ishte decisiv per skudeton. Sot kush mund ta bej ate?
“E gjithe skuadra mund te permiresohet dhe te gjithe lojtaret mund te jene te rendesishem sic ishte atehere Mario.”

Champions League eshte thelbesore per te bindur lojtaret e medhenje te vijne tek Inter?
“Serie A ka nevoje per lojtar te medhenje per tu kthyer ne maje, aty ku kemi qene per 25 vite. Kjo eshte shpresa jone dhe Yaya Toure eshte nje nga ta. Nese arrijme tek ai do te ishte dicka e madhe per te gjithe, por edhe sepse te tjerat skuadra do te sillnin kampione ne Itali.”

Pse skuadra vuan ne ndeshjet jashte shtepise?
“Nuk besoj qe ka shume diference ne krahasim me te luajturit ne shtepi. Nje skuader e madhe duhet te kete qendrimin e njejte.”

Santon dhe Brozovic jane tashme titullar?
“Davide ka luajtur pak dhe kam frike qe ka nevoj te pushoj, edhe sepse tani nuk mund ta lejoj. Sa i perket Marcelos, do te isha me i kujdesshem. Kam lexuar qe eshte krahasuar me Stankovic, ndoshta nje dite do te jete edhe me i mire, por i ndodh edhe atij te gaboj ne ndeshje. Ka nevoje te integrohet dhe te njoh futbollin italian.”

Si e keni pare Icardin ne keto dite?
“E kam pare gjithmne te qete, veshtire qe brengoset per dicka. Festimi nuk do te jete nje problem nese ben dy gola ne nje ndeshje (qesh). Besoj qe te festuarit do te ishte e bukur per cdo lojtar. Pastaj, e perserise, nese shenon dy gola ne ndeshje dhe nuk feston per mua eshte njejte.”

Po stervitet Kovacic per te qene eklektik ose te specializoj ne nje rol? Mund ta nis si titullar neser?
“Mateo eshte akoma shume i ri dhe keshtu nuk ka akoma nje rol mire te definuar. Kualitetet e tij i lejojne te jete i impenjuar ne me shume role, tani mund te luaj kudo. Per te luajtur para mbrojtje duhet te jete akoma me i maturuar. Ka nevoje per kohe.:

Icardi mund te pushoj neser kunder Atalantas?
“Nuk besoj, eshte shume mire dhe shpresoj qe te vazhdoj te shenoj. Duhet te luaj, nuk besoj qe do te pushoj.”

Ju brengos ky tour de force?
“Nuk me brengos, me mire te luash sesa te stervitesh. E vetmja gje qe me brengos eshte fakti qe kemi disa lendime te shumta. Shpresojme te luajme sa me shume te jete e mundur.”

Sa mungon per te pare Interin e vertete te Mancinit?
“Besoj qe duhet akoma kohe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.