Milan, Pioli e merr lehte: “Inter-Empoli? Jo, nuk e pashe. Dje kam pare nje ndeshje te fenomenit te tenisit sepse…”
Nje dite pas fitores se Interit ndaj Empolit qe ka ndryshuar edhe njehere klasifikimin, sot ka folur Stefano Pioli per mediat.
Keto kane qene fjalet e tij:
Verona ka qene nje trampoline per Milanin. A eshte kjo nje dicka e mire, nje lajm i mire ne thelb per lojtaret?
“Do te jete bukur te perballemi ne nje ndeshje te tille me kaq shume tifoze te Milanit qe na ndjekin edhe pse larg.”
“Po na japin shume entuziazem, duam ta marrim kete entuziazem edhe brenda ne fushe. Kjo eshte deshira jone.”
Cfare jave ka qene? A peshon te luash 48 ore pas Interit?
“Ka qene e ngjashme, shume e ngjashme, pothuajse identike me te tjerat. Kam pare motivim te madh, Verona mund te krijoje probleme te medha. Por ndeshjet e fundit na kane dhene besim. Tani eshte momenti te tregojme se jemi te zotet, me te miret.”
Inter dhe Milan eshte nje perballje mentaliteti: sulmi me i mire me mbrojtjen me te mire.
“Nuk eshte momenti per kete analize, mungojne 7 pike deri ne fund. Duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje, si te bejme 7 pike.”
E ke pare Inter-Empoli diten e djeshme?
“Jo, kam pare ne fillim stervitjen tone, jo Empolin. Pastaj kam pare nje ndeshje tenisi te fenomenit qe quhet Alcaraz qe luajti ndaj Nadal. Skam pare gje tjeter.”