Milinkovic-Savic, cfare ndeshje ke pare? “Dolem me koken lart nga ndeshja me Interin. Meritonim qe te…”
Sergej Milinkovic-Savic, i intervistuar pas ndeshjes per DAZN, ka analizuar ne menyren e tij humbjen e Lazios ndaj Interit.
Keto kane qene deklaratat e tij ku ai ka habitur jo pak me fjalet qe ka thene per faktin se Lazio meritonte te pakten barazimin.
Cfare ndodhi me ate top te Felipe Anderson?
“Me erdhi te e majta… Ka qene nje top ne gjysme lartesi. Por te kishte qene ne lartesine e kokes nuk do te kisha gabuar me siguri.”
Ndonje ndjesi keshtu ne te nxehte?
“Sipas meje kemi bere nje ndeshje shume te mire. Ne meritonim te pakten barazimin me Interin sot ne fushe. Kemi dale nga loja me koken lart.”
Cfare keni marre nga kjo ndeshje me vete?
“Mendoj se kemi levizur topin prapa me mire ne krahasim me ndeshjet e kaluara. Nese luajme si sot, mund te permiresohemi akoma edhe me shume.”
“Por sa keq, sepse meritonim te pakten nje barazim. Kemi pasur rastet tona dhe kemi humbur. E keshtu do te kthehemi ne shtepi pa pike.”