Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mjeku i njohur i Interit zbulon: “Doni te dini pse Interi ka kaq pak demtime? Kjo vetem sepse Interi ka…”

Mjeku i njohur i Interit zbulon: “Doni te dini pse Interi ka kaq pak demtime? Kjo vetem sepse Interi ka…”
Inter Club Staff

Mjeku i njohur i Interit, Piero Volpi, ne nje interviste per Sky Sport gjate emisionit ‘Calciomercato – L’Originale’ ka folur per disa tema te ndryshme.

Gjithcka ka nisur me nje pyetje per situaten me virusin ne Serie A. “Frike per nje ndalese te kampionatit? Pak shqetesim ka te te gjithe lojtaret pas pushimeve.”

“Lojtaret kane shkuar me pushime ne nje moment kur jane shtuar shume rastet. Une mendoj se mund te shkohet perpara me pak pergjegjesi.”

“Mbi te gjitha duhet menduar per te miren individuale dhe ate koletive. Jetojme ne komunitet dhe duhet te sillemi sa me mire.”

Mauro Icardi? 

“Ka bere nje periudhe te mire tek neve, sidomos ne fillim. Pastaj futbolli ndryshon shume shpejt dhe futen ne loje faktore te ndryshem.”

Diferenca Serie A dhe Premier League?

“Flitet shume per diferencen prej vitesh, mbase ata jane me te lire per te luajtur. Ne jemi me shume taktike, por duhet thene se kemi pergatites atletik me te mire.”

Si ka mundesi qe Interi ka kaq pak demtime?

“Ka pasur nje alarm nga ana e te gjithe profesionisteve te fushes se po luhet shume. Eshte nje teme e nxehte kjo, luhet me shume me Kombetaren dhe luhet me shume me klubet.”

“Futbolli po ndryshon. Interi ka pak demtime? Mund t’ju them pa frike se merita eshte e anes teknike, e pergatitesve atletik, e drejtuesve qe kane zgjedhur lojtare me karakteristika te vecanta.”

“Sipas meje Interi ka investuar jashtezakonisht shume ne pjesen atletike te klubit dhe kjo tregohet edhe me piket ne klasifikim.”

“Ky eshte mesazhi per te gjithe. Duhet investuar jo vetem ne lojtare, por edhe ne pergaties atletik te zotet. Interi e ka bere kete.”

“Edhe neve mjeket jemi pershtatur me futbollin e ri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.