Legjenda e futbollit anglez gozhdon Lukakun: “Nuk kam derdhur nje pike loti kur ai u largua nga…”
Ish-lojtari i Manchester United dhe legjenda e futbollit anglez, Gary Neville, ka folur fjale teper te renda per Romelu Lukakun diten e djeshme.
Ai per mikrofonat e medias vendase, ka folur per belgun e Chelsea dhe per intervisten e dhene prej tij pak dite me pare.
“Nese do te isha nje tifoz i Chelsea, do te isha shume i zhgenjyer nga nje lojtar qe thote ato gjera per klubin e tij.”
“Nese do te kerkonte falje, ose te pakten te justifikonte fjalet e tij duke treguar motivet, mendoj se shoket edhe mund ta falin.”
“Futbollistet zakonisht i kuptojne keto gjera, jane situata qe shpesh do duhet te perballen me njeri-tjetrin.”
“Une nuk kam derdhur nje pike loti kur Lukaku u largua tek Interi. Nuk ka thene asnjehere se do te largohet, por gjuha e trupit e thoshte kete gje.”
“Nuk donte te rrinte me nje dite tjeter ne Old Trafford dhe nuk jepte maksimumin e tij ne fushen e lojes per United.”
“Nuk eshte treguar profesional fare si lojtar. Nuk e mendoja se ai ishte nje lojtar i vertete dhe i nivelit te Manchester United.”