Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,005 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Indonezianet nuk jane pushtues. Vijne tek Inter…”.

Moratti: “Indonezianet nuk jane pushtues. Vijne tek Inter…”.
Ardis
  • On 02/10/2013, 14:28

“Nuk jane pushtues, por vijne per ti dhene me shume force klubit, per ta ndihmuar qe te rritet me shume”. Keto jane fjalet e Massimo Morattit gjate Keshillit Administrativ te mbledhur te henen e kaluar. Fraza qe te lene te kuptosh qe me e rendesishmja eshte kryer, tashme po punojne se bashku per te ardhmen e Interit.

Analiza eshte e Corriere della Sera, qe shpjegon arsyet e verteta te shitjes te maxhorances se klubit nga ana e Morattit“Ne rast se presidenti do te donte te shiste shoqerine, nuk do ta kishte shume problem te gjente nje bleres, ashtu sic ndodhi me ne pranveren e 2006 perpara se te shperthente Calciopoli. Nqse do te donte te vazhdonte i vetem, do te vazhdonte pavaresisht se klubi kushton shume”. Moratti, gjithsesi, ka zgjedhur nje rruge tjeter, ose ndryshe nje zhvendosje duke hapur krahun. “Nje ide lindi 18 muaj me pare dhe qe solli marreveshjen e 1 gushtit 2012, qe i hapte dyert per ndertimin e nje stadiumi te ri, nje marreveshje e deshtuar sepse grupi kinez qe kishte firmosur nuk ishte ne gjendje te bente nje gje te tille. Problemi nuk ka qene asnjehere mbijetesa, por zhvillimi, gjithmone nqse eshte e vertete se fatura negative qe ishte 251 milione €, me 2010 zbriti ne 170 milione €”.

Zgjidhja, pra, ishte te hidhje syte tek te huajte, sipas filozofise qe e dallon klubin. Moratti ishte i bindur qe vetem nga tregje te reja mund te arrihet shtytja e duhur per te rifilluar. Shikoi ne LINDJE, mbas suksesit te madh te Interit ne turneun indonezian ne fund maji 2012″, shpjegon serish Corriere della Sera.

Me pak fjale, bashkim i qellimeve midis vazhdimesise se menaxhimit nga Moratti dhe perparimet e reja te Thohir. Ne valle eshte e ardhmja e Interit, qe duhet te kthehet kompetitive ne nivelet e larta. Pa pushtues, por vetem me aleate.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.