
Thohir: “Mazzarri, njeriu i sakte ne vendin e sakte. Une dhe Moratti”
Erick Thohir, ne nje interviste ekskluzive per Adn Kronos, thekson se zerat e fundit qe qarkullojne rreth Interit, sipas te cilave flitet per percarje ne shoqeri dhe probleme me teknikun aktual nuk jane te verteta. Presidenti sqaron: “Mazzarri eshte njeriu i duhur ne vendin e duhur.” Nuk ka asnje problem mes tyre, madje aksioneri i mazhorances pergenjeshtron zerat se trajneri kishte kerkuar qartesi per projektin dhe per te ardhmen duke prere shkurt: “Genjeshtra.”
Gjithashtu Thohir qarteson: “As une dhe as stafi im nuk kemi qene asnjehere ne kontakt me trajnere te tjere, nuk e shohim te nevojshme. Mazzarri eshte nje profesionist i shkelqyer dhe gezon respektin maksimal nga ana jone dhe e skuadres. Eshte njeriu i duhur per Interin.“
PROJEKTI – “Projekti i klubit tone sapo ka filluar dhe se bashku me te do te mundohemi te percaktojme hapat qe duhen per te arritur objektiva te rendesishem.”
MORATTI – “Tensione me Morattin? Absolutisht jo, jane zera pa baze dhe te pa verteta. Harmonia dhe qetesia mes meje dhe familjes Moratti eshte e pandryshuar. Respekti reciprok nuk eshte ne diskutim, madje rritet dite pas dite.“
PER NDESHJEN ME NAPOLIN – “Eshte shume e rendesishme, por jo percaktuese, kampionati eshte i gjate. Do te jete nje tjeter etape ne udhetimin tone, qe synon ta coje Interin sa me lart.“