Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

697 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dzeko thote boll dhe shtang Romen: “Nuk e keni kuptuar me duket. Po stervitem per vete dhe per Interin, jo per Romen.”

Dzeko thote boll dhe shtang Romen: “Nuk e keni kuptuar me duket. Po stervitem per vete dhe per Interin, jo per Romen.”
Inter Club Staff

Koha e thashethemeve ka mbruar dhe tani cdo nyje po fillon te zgjidhet per Interin. 

Kete mengjes, te treja gazetat me te medha sportive ne Itali jane ne te njejten mendje: Edin Dzeko ka prishur mardheniet e tij totalisht me Romen.

Boshnjaku deshiron Interin dhe i ka ardhur ne maje te hundes nga sjellja mendje madhe e Romes sikur asgje nuk ka ndodhur edhe pse keta te fundit me shume se sa nuk duan ta shesin Dzeko, nuk kane gjetur nje zevendesues te denje per ta bere kete gje dhe prandaj kane rritur shume cmimin e tij.

Por Dzeko nuk do t’ja dije aspak sepse pasi eshte sjelle si nje profesionist i vertete pretendon respekt dhe deshiron qe kerkesat e atij te plotesohen duke qene se eshte edhe ne vitin e fundit te kontrates.

Per kete motiv, ai mund te rendoje akoma me shume doren me Romen duke mos luajtur ne miqesoren ndaj Bilbao ne Perugia e me pas edhe ne ate te se dieles ndaj Real Madrid ne Olimpico.

“Sulmuesi boshnjak ka konfirmuar ne oret e fundit ate qe Roma tashme e di prej muajsh: deshiron nje sfide te re ne karrieren e tij dhe e konsideron is te mbyllur ciklin e tij tek Roma.

“Ne fakt, nese e lexon me kujdes, duket nje ftese per drejtuesit e Romes per te gjetur nje marreveshje te shpejte per shitjen e tij me Interin. Edin deri tani eshte sjelle ne menyre te mrekullueshme duke u stervitur me shume se cdokush tjeter dhe nuk mos e ngritur kurre zerin e tij.”

“Ka qendruar ne qetesi duke punuar ne pritje te se rejave nga merkato. Kjo sjellje mbase ka iluzionuar Romen per tu terhequr prapa e per te menduar se mbase do te ishte me mire nese nuk do te shitej nje profesionist i tille.”

“Klubi edhe ne fundjaven e kaluar ka treguar se ka besim pa kushte tek ai duke i ofruar qe te qendroje si titullar edhe pa nje rinovim kontrate e pas 12 muajsh ai mund te largohet falas. Por pavarsisht presionit te skuadres se Fonseca dhe disa tentativave te shokeve te skuadres, Dzeko nuk ka nderruar kurre ide dhe deshiron te beje pjese tek projekti i Interit.

“Dzeko eshte shume i prekur nga e gjitha kjo. I zymte. I pa negociueshem. Por si karakter eshte nje person i edukuar, vjen nga nje familje e mire dhe nuk i ka qef zenkat, por tani eshte me humor shume te keq” – tregon Corriere dello Sport.

“Ata qe i bene komplimente tek Roma per paraqitjen kunde Lille, Dzeko i eshte pergjigjur me nje batute: “Po stervitem per vete dhe per Interin, jo per Romen.”

“Dzeko ka thene madje qe deshiron ta marre ai persiper largimin duke e deklaruar publikisht qe deshiron te largohet dhe ta marre vete peshen e largimit per te hequr cdo peshe nga klubi qe punet me tifozet si ka aspak mire.”

“Prandaj nuk i kane pelqyer aspak fjalet e Petrachit diten e prezantimit. Do te donte te replikonte, por i kane keshilluar te mos e beje.”

Tani topi i ka kaluar Romes. Por eshte e qarte se lojtari i ka prishur mardheniet me skuadren ne nje menyre qe nuk ka kthim pas duke zhgenjyer keshtu ata drejtues qe u iluzionuan jo pak per nje moment. Interi po behet gati te perqafoje nje sulmues me peshe, te madh ne moshe, por nga eksperienca eshte ai qe i duhet Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.