Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,646 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi shume i ashper: “Per respekt te tifozeve nuk flas me per merkaton. Por klubit i kam bere me dije qe duhet…”

Inter, Inzaghi shume i ashper: “Per respekt te tifozeve nuk flas me per merkaton. Por klubit i kam bere me dije qe duhet…”
Inter Club Staff

Rikthehet me ne fund kampionati dhe Serie A por rikthehet edhe konferenca per shtyp tradicionale nje dite para ndeshjes per Simone Inzaghi.

Keto kane qene fjalet e plota te tranjerit, duke u fokusuar keshtu me se shumti te ndeshja e neserme ne Via del Mare.

Sa i lumtur je per punen e bere ne kete faze pergatitore dhe sa shume deshire ka qe te riktheheni per te luftuar per tre pikesha?

“Shume. Kemi bere nje pune teper te mire qe prej 6 korrikut. Shume ndeshje, shume kane qene shume te lodhshme por ka qene ajo qe kemi dashur”.

“Kemi luajtur kunder skuadrave te nje niveli te larte fizik. Kishim frike se mos humbisnim ndonje lojtar ne nivel fizik, por ne fund vetem nje lojtar do te jete jashte.”

Brozovic eshte gati? Ne cfare pike jeni ju me merkaton?

“Eshte stervitur rregullisht dhe do te luaje. Per merkaton skuadra eshte ajo e rene dakord me te gjithe klubin”.

“Na mungon vetem nje mbrojtes per te zevendesuar Ranocchian dhe kete gje e kam bere me dije. Drejtuesit po punojne dhe me perjashtim te ketij mbrojtesi qe pritet te vije, nuk mendoj se duhet te flitet me per merkato sepse merkato per ne eshte e mbyllur si ne hyrje dhe si ne dalje”.

Si po shkon me Lukaku?

“Po punon shume mire. Ashtu si shoket e tjere te repartit, me te jemi teper te lumtur. Nuk eshte nje i ri tek Interi ai”.

“Kemi bere disa zgjedhej duke shitur Sanchez dhe Pinamonti dhe kemi besuar te kater sulmuesit qe kemi mbajtur”.

E konsideron nje avantazh te pasurit dy portiere te forte?

“Eshte nje resurs shume i madh. Handanovic e njohim. Onana eshte i zgjuar, i qershur. Eshte integruar shume mire dhe do te kete mundesite e tij. Per mua dhe stafin eshte nje mundesi shume e madhe”.

Ka dicka qe ju ben te besoni se do te keni nje vit tjeter te madh si skuader?

“Duhet te jete patjeter. Ne kemi detyren qe te kemi ambicje maksimale. Skuadra nuk ehste prekur, kemi humbur vetem Perisic qe ishte shume i rendesishem”.

“Por kemi marre Lukaku dhe lojtare te tjere funksionale si puna e Mkhitaryan, Onana, Bellanova, Asllani, qe kane kualitete te medha”.

“Do te bejme maksimumin duke e ditur shume mire se vitin e kaluar kemi bere nje rrugetim te bukur duke fituar dy trofe”.

“Kishte shume merzi se e humbem Scudetton per vetem dy pike. Por nga aty duhet te nisemi. Kundershtaret jane perforcuar, por edhe Inter do te jete ne gare gjithe sezonin”.

Cfare gabimi nuk duher te perserisni?

“Kemi analizuar dhe kemi pare. Imazhi i ndeshjes se fundit na ka mbetur ne mendje per menyren si populli qendron prane nesh”.

“Kemi gjetur nje skuader me te zote se ne ne kampionat dhe kete sezon duhet te bejme akoma dhe me mire”.

Nje vit me pare kishe me pak siguri apo me shume se sot?

“Kam shume siguri. Kam kaluar me shume se nje vit me keta lojare dhe skuader. Kam gjetur nje modul qe e njoh shume mire dhe e kam derguar perpara”.

“Tifozet na kane mbeshtetur. Neser fillon nje kampionat i veshtire ku shume skuadra do te luftojne. Fokusi im eshte vetem te Lecce.”

“Do te gjejme nje skuader qe sapo eshte ngjitur dhe qe ka shume entuziazem dhe nje publik teper te zjarrte”.

“Luajne bashke prej vitit te kaluar, kane nje tranjer shume te mire. Duhet te shkojme ta luajme dhe ta fitojme”.

Gosens konsiderohet si nje blerje e re. Si ka punuar?

“Jemi shume te lumtur me te. Per neser kam disa dyshime dhe do i zgjidh vetem gjate dites se ndeshjes. Por te gjithe po me vene ne veshtiresi per te bere formacionin”.

Cfare ndjesie prevalon ne kete moment?

“Krenaria qe kemi bere nje sezon te madh. Kemi qene dicka unike dhe kemi punuar per te fituar trofe”.

“E kemi bere por duhet te shohim perpara. Do te jete nje kampionat i veshtire dhe anomal. I ri per cdo tranjer”.

“Kush nuk do te shkoje ne Boteror do te stervitet pak a shume ne qetesi si nje grumbullim i dyte. Do te kete ndeshje te rendesishme ne Boteror”.

Ka dicka qe ke punuar me shume ne ditet e fundit pas miqesoreve?

“Kemi ulur pak ngarkesen. Kemi bere nje pergatitje per te qene gati neser. Ndeshjet nderkombetare jane teper intensive.”

A ke frike per ndonje shitje te madhe ne kete moment?

“Cdo gje eshte rakorduar me klubin dhe me pronaret ashtu si ju thashe edhe me pare. Per merkaton, per respekt te tifozeve dhe publikut, nuk do te flas”.

“Klubi po punon per nje zevendes te Ranocchias dhe fokusi im eshte vetem te Lecce”.

Nese nje zevendes per Ranocchian nuk vjen, a e ben dot D’Ambrosio kete rol?

“Zevendesi do te vije, por kur ka munguar De Vrij vitin e shkuar, ka kaluar Skriniar ne qender. Danilo e ben sepse ai di ta beje, por do te kemi nje lojtar tjeter.”

“Nese sot nuk do te luante De Vrij, aty do te kalonte Skriniar perseri. Dhe Danilo ose Darmian do te luante ne te djathte”.

Spostimi i Darmian apo i Dimarco eshte perfundimtar apo nje prove?

“Kam dashur te bej prova duke pare Gosens qe kishtenje problem. Por tani eshte rikthyer Gosens, neser do te luaje ai nga minuta e pare”.

Kush jane kushtet e gjermanit?

“Eshte shume mire. Po punon cdo dite per tu permiresuar akoma dhe me shume”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.