Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

587 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti, sa fjale te forta ndaj Contes: “Inzaghi i madh, po me kenaq. Conte ka bere disa llogari gabim kur…”

Moratti, sa fjale te forta ndaj Contes: “Inzaghi i madh, po me kenaq. Conte ka bere disa llogari gabim kur…”
Inter Club Staff

Diten e sotme ka folur edhe presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, qe eshte ndalur goxha edhe te puna e Simone Inzaghit deri me tani.

“A po kenaqem me Inzaghin? E verteta eshte se po kenaqem shume. Qe nga fillimi Inzaghi e ka treguar se do te bente te luante mire skuadren.”

“Eshte nje premtim qe ai ka mbajtur duke qene se skuadra ka pasur vetem rritje. Eshte treguar nje teknik i madh.”

“Duke pasur ne dispozicion gjithe skuadren, ai ka edhe mundesi qe te beje shume ndryshime pa humbur kualitet.”

“Po perdor ne menyren me te mire te mundshme edhe rregullat e reja me pese zevendesime. Komplimente te medha per Inzaghin sepse shkojme ne stadium dhe po kenaqemi shume.”

E shikon afer Yllin e Dyte?

“Do te ishte moment i duhur dhe mendoj se Interi mund te luftoje pa frike per te fituar kampionatin. Shpresojme te vije shpejt.”

Cfare ke menduar per largimin e Antonio Contes?

“Mbase nuk ka gjetur nga klubi nje pergjigje per te ndertuar te ardhmen. Mbase duke qene ne komande nuk ka pasur besim.”

“Por une mendoj se ai ka gabuar. Ka llogaritur komplet gabim Interin sepse e ka vleresuar shume pak ne raport me ate qe Interi ishte.”

“Te gjithe mendonin se largimi i Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi do te sillnin fundin e Interit por Marotta hde Inzaghi na kane bere te kuptojme se skuadra me disa rregullime te vogla ka mbetur shume e forte.”

“Conte ka bere kete levizje ku une mendoj se do jete shume mire edhe te Tottenham, por mund ta evitonte qe ta bente ne kete menyre.”

Kush ju pelqen me shume te Interi i sotshem qe do e shikoje mire edhe te Interi yt i se kaluares?

“Me siguri Nicolo Barella, me kujton Nicola Bertin edhe pse jo komplet. Nuk me vjen keq as per Lautaro Martinez sepse ka klas te madh edhe pse nuk e ka treguar ende ne 100%.”

“Brozo eshte nje tjeter i mrekullueshem. Per mua eshte unik.”

Cdo dite dikush flet per arabet qe mund te vine tek Interi. Po Zhang te ka thene ndonje gje?

“Kohet e fundit nuk kam folur me te sepse eshte ne Kine. Por duhet te them se ka bere gjithcka per te respektuar Interin dhe kete gje e ka bere familjarisht.”

“Pikerisht per kete respekt Interi eshte ne kete pozicion sot dhe per kete respekt ai do te shohe me kujdes nese ka ndonje verdalle qe mund te vije tek Interi per ta mbeshtetur me mire klubin.”

Po nje Moratti tjeter tek Interi mund te jete ne te ardhmen?

“Kush e di… Femijet e mi? Jane tifoze, e duan shume Interin dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme, por kjo nuk heq asgje nga fakti se gjerat behen ne momentin e duhur dhe kur mund te behen.”

“Une e kam bere kur ishte momenti i vecante per ta bere. I drejte apo i gabuar, ne ate kohe mund te konsiderohej nje cmenduri, por ishte gjithcka e dimensionuar.”

“Tani nuk ka dimensione, keshtu qe ja le atyre te ardhmen… Por nje logjike familjare, italiane, mbetet goxha larg…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.