Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

701 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA GAZZETTA – Inter, ndodh e papritura me Sensin? “Interi po mendon ta shese tek…”

E FUNDIT NGA GAZZETTA – Inter, ndodh e papritura me Sensin? “Interi po mendon ta shese tek…”
Inter Club Staff

Me sa duket Inter po studion me shume kujdes te ardhmen e Stefano Sensit qe mund te jete goxha larg Milanos.

Stefano ka qene nje nga lojtaret me pak te perdorur nga Inzaghi ne kete fillim sezoni dhe klubi po mendon vertete per nje zgjidhje per te.

Duke qene se Inter nuk deshiron te zhvleresoje marreveshjen dhe milionat qe jane shpenzuar per te, Marotta po mendon disa mundesi te ndryshme.

Duhet thene gjithashtu se lojtari ka me Interin nje kontrate qe skadon ne qershorin e 2024, e qe eshte nje kontrate afatgjate.

Zgjidhja me e mundshme keshtu eshte huazimi, ne menyre qe lojtari te fitoje minuta loje por edhe te rrise vleren e tij ne merkato.

Gjithesesi, plani i Interit eshte qe ta shese lojtarin sa me shpejt. Ku? Per kete flet sot La Gazzetta dello Sport.

“Interesi i Fiorentines eshte shume i madh, por ata nuk kane bere asnje oferte. Nderkohe, per nje huazim duket se jane bere te gjalla Genoa dhe Spezia.”

“Gjithesesi, eshte e sigurt qe Sensi preferon skuadra me nje cilesi me te larte dhe mbase nje skuader si Empoli apo si Sassuolo nuk do te ishin keq.”

“Nderkohe, Marotta ka nje ide te cmendur: te jape Sensin te Sassuolo, ta shese te keta te fundit, dhe ne kthim te marre nje nga Scamacca ose Raspadori, dhe te shtoje edhe disa miliona euro.”

“Ai mund te rezultoje nje arme shume e rendesishme ne idene e merkatos qe ka Beppe Marotta. Do te ishte nje zgjidhje qe do te gezonte te gjithe.”

“Nderkohe, shija e hidhur e demtimeve te Sensit eshte vertete e madhe sepse ai ka treguar gjithmone se ka nje talent te madh.”

“Por per fatin e keq, demtimet kane qene aq te shumta sa Sensi sot duket totalisht nje lojtar tjeter dhe nuk ka asnje lidhje me Sensin e fillimit tek Interi.”

“Te gjithe e mbajne mend ate lojtar spektakolar qe mahniti edhe Camp Nou me lojen e tij dhe me aftesite e mrekullueshme.”

“Nderkohe, qe prej atij demtimi te pare ne tetorin e 2019 ndaj Juventusit, Stefano Sensi kurre nuk u rikthye me ne ato nivele.”

“Tashme, duket se edhe durimi i Interit ka marre fund por edhe Inzaghi nuk e ka llogaritur shume kohet e fundit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.