Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

585 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho cfare fjalesh: “Kur luajta me Milanin ne San Siro me mbushen me ofendime. Interistat jane…”

Mourinho cfare fjalesh: “Kur luajta me Milanin ne San Siro me mbushen me ofendime. Interistat jane…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme Roma eshte kualifikuar ndaj Lecces dhe perballe do te kete Interin qe do ta sfidoje ne nje ndeshje teke ne San Siro. 

Nderkohe, pyetja ne kete moment eshte: “Cfare emocionesh do te provoje Jose Mourinho ne rikthimin e tij ne San Siro per te sfiduar Interin ne Kupen e Italise?”

Kesaj pyetje i eshte pergjigjur ai vete dje, dhe ka thene: “Nuk e di, me duhet te pergatitem emocionalisht ashtu si kam bere ne ndeshjen e pare ne Rome kunder Interit.”

“Duhet te kerkoj me cdo kusht qe te mos tregoj emocionet e mia dhe te bej nje ndeshje si te tjerat sepse ndryshe behet e veshtire.”

“Pastaj gjithcka varet. Jam rikthyer une ne San Siro dhe jam mbushur me ofendime nga me te ndryshme (nga tifozet e Milanit). (Qesh).”

“Me Interin eshte e sigurt qe interistat, njerezit ne stadium nuk do ta bejne dicka te tille. Per kete jam i bindur.”

“Pastaj, une do te shkoj atje per te bere ndeshjen time me Romen sepse jam profesionist dhe tifozet e Interit normalisht do te bejne tifo per skuadren e tyre.”

“Do te bejne tifo per lojtaret e tyre dhe per tranjerin e tyre, qe nuk jam une. Por atje njerezit jane ndryshe, nuk harrojne.”

Nderkohe, gjate intervistes, ai ka dhene nje mendim edhe per ndeshjen ndaj Interit qe do te luhet ne San Siro pas pak javesh:

“Per mua nuk ka dyshimin me te vogel qe sot per sot Interi eshte skuadra me e forte e kampionatit dhe e Kupes se Italise.”

“Natyrisht qe na ka qelluar neve ndeshja me e veshtire sepse skuadra me e forte ne kete kompeticion eshte pikerisht Interi.”

“Gjithesesi do te shkojme ne Milano per te tentuar surprizen dhe te shohim si do te shkoje dhe nese do te jete e mundur.”

“Roma eshte nje skuader e re qe do te tentoje gjithmone te beje maksimumin ne cdo kompeticion qe merr pjese.”

“Ashtu si e thashe edhe me lart, do te jete nje ndeshje shume e veshtire per neve por do te tentojme gjithcka qe kemi mundesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.