Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,976 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mourinho nuk ndalet: “Doni ta dini pse me pelqeu shume kori per mua gjate ndeshjes? Sepse erdhi kur…”

Mourinho nuk ndalet: “Doni ta dini pse me pelqeu shume kori per mua gjate ndeshjes? Sepse erdhi kur…”
Inter Club Staff

Dje, Jose Mourinho nder te tjera ka thene se tani qe nuk ka me ndeshje me Inter, Milan apo Napolin, mund ta thote pa problem se kush deshiron qe ta fitoje Scudetton.

Normalisht qe ka thene emrin e Interit, duke treguar hapur keshtu preferencen e tij per skuadren ku eshte kthyer edhe ne nje legjende.

Nderkohe, ai ka thene edhe dicka tjeter shume zbavitese dje per korin qe tifozet e Interit rezervuan ne pjesen e dyte.

Humbja e Interit shpjegohet thjeshte me forcen e Interit?

“Superioriteti i Interit ndihet ne fushe dhe eshte i vertete. Por mua me ka pelqyer edhe skuadra ime. Mendoj se per te fituar kunder nje Interi top, nuk ka shume mundesi.”

“Ata jane shume te zotet ne gjithcka cfare bejne. Kane lojtar super ne mbrojtje, ne mesfushe, ne sulm, ne stol. Kudo. Jane kampionet ne fuqi.”

Nje mendim per publikun e San Siros qe te ka dedikuar nje kor nga zemra?

“Kori me ka pelqyer shume por e dini pse? Sepse erdhi kur tifozet nuk kishin me frike nga ne. Jo ne minuten e pare, as gjate nxemjes.”

“Por nisi kur ishin te sigurt qe Interi do te fitonte dhe e ndjenin qe nuk ishte nje ndeshje e lehte. Une nuk jam armiku i Interit, por per 90 minuta kam qene kundershtari i tyre.”

“Une mund te bej fenomenin, por sot doja te fitoja dhe me kete mentalitet Inter ka fituar kur isha une ketu.”

“Eshte e bukur te degjosh njerezit qe ste harrojne. Jam i mirepritur ketu edhe si kundershtar. Dua te kthehem nje dite ne Rome dhe te pritem njesoj si ketu ne te ardhmen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.