Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

553 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi ka zgjedhur Interin, por perse Real Madrid po e le te largohet? Ja tre arsyet kryesore!

Hakimi ka zgjedhur Interin, por perse Real Madrid po e le te largohet? Ja tre arsyet kryesore!
Inter Club Staff

Achraf Hakimi ka zgjedhur Conten dhe Interin: shihet qe tani se gjithcka eshte drejt perfundimit.

Kete gje shkruan edhe La Gazzetta dello Sport, e cila shpjegon gjithashtu edhe tre arsyet se pse Real Madrid po e le lojtarin te largohet.

Sipas te perditshmes italiane, decizive per Interin dhe per te bindur Antonio Conten ka qene ndeshja Dortmund-Inter.

“Klubi zikalter e ndiqte prej kohesh, por ishte nje enderr e bukur. Nje enderr ama qe Interi e ka besuar nga fillimi deri ne fund.”

“Por ne nentor ai ka hyre perfundimisht ne mendjen e Contes, me paraqitjen e tij mostruoze ndaj Interit.”

Po perse Real Madrid ka hequr dore nga nje lojtar kaq i forte sa ai? Shume veta kane kete pyetje dhe La Gazzetta dello Sport tenton te jape pergjigje.

“Arsyet jane te ndryshme: Carvajal eshte me shume se nje siguri dhe eshte nje nga lojtaret e krahut me te mire ne Europe.”

“Eshte shume e veshtire te mbash ne nje skuader dy lojtare krahu titullare. Pastaj ka edhe nje arsye ekonomike te rendesishme: sado e cuditshme mund te duket, por Real Madrid ka nevoje per para.”

“Kriza i ka goditur edhe ata. Jane mire, por kane humbur shume para nga pandemia. Nje oferte 40 milione euro eshte konsideruar shume e mire nga ana e tyre.”

“Nderkohe, arsyeja e trete eshte skuadra: Madrid ka 25 lojtre ne skuader dhe 10 te tjere ne huazim.”

“Rregullat parashikojne qe vetem 25 lojtare mund te bejne pjese ne nje skuader. Keshtu, nuk ka vend. Dikush duket te shitet dhe per oferten e duhur natyrisht qe do te pranohen edhe oferta qe mbase parashikojne qe Real te heqe dore nga nje talent absolut si puna e Hakimi.”

“Nderkohe, Borussia ka dashur ta mbaje lojtarin duke bere nje oferte shume me te ulet: vetem 20 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.