Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo insiston: “Gjithcka e vertete: Interi me ne fund ka zgjedhur lojtarin qe do nga Barcelona per Lautaron.”

Mundo Deportivo insiston: “Gjithcka e vertete: Interi me ne fund ka zgjedhur lojtarin qe do nga Barcelona per Lautaron.”
Inter Club Staff

Eshte rikthyer bombardimi pa pushim nga Spanja per sa i perket te ardhmes se sulmuesit te Interit, Lautaro Martinez.

Keshtu, sipas asaj qe thuhet sot ne Katalunje, argjentinasi zikalter do te shkoje te Barcelona ne nje operacion prej 111 milione eurosh ne total.

E gjitha oferta do te perbehet nga 70 milione euro cash plus 41 milione euro per shkak te hipervleresimit te Junior Firpo.

Sipas El Mundo Deportivo, do te jete pikerisht lojtari i krahut te majte te Barcelones lojtari qe eshte perzgjedhur perfundimisht nga Interi. Ata thone se tashme gjithcka eshte e vertete.

Mundo Deportivo thote se Interi ka zgjedhur Junior Firpo per nevojen qe zikalterit kane per nje lojtar ne krahun e majte.

Edhe pse Interi eshte ne tratative per Emerson Palmieri – sipas Mundo Deportivo -, Marotta do te heqe dore prej tij per Junior Firpo.

E perditshmja spanjolle shkon deri aty ku thote se ka zbuluar edhe rrrogen qe Firpo do te marre ne Milano: rreth 5 milione euro, me shume se gjysma nga sa mer aktualisht ne Camp Nou.

Kjo eshte ajo qe thote Mundo Deportivo, por nderkohe ne Itali askush nuk e shikon Junior Firpo si nje lojtar favorit per krahun e majte te Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.